IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër Anagnostit

by IMA Redaksia
2021/01/24
in Kinema
Reading Time: 4 mins read
A A
Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër Anagnostit

Dekorata “Gjergj Kastriot Skënderbeu” – një titull prestigjioz që u jepet njerëzve me kontribute të rëndësishme në Shqipëri – iu dha së fundmi mjeshtrit Dhimitër Anagnosti.

ADVERTISEMENT

Dekorata, e dhënë në 85-vjetorin e regjisorit, u dha me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë.”

Gjatë ceremonisë, aktorja e mirënjohur dhe bashkëshortja e regjisorit, Roza Anagnosti, lexoi fjalët e kineastit:

“Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim. Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit”

“Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez,” tha ai.

Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX, filmat e të cilit frymëzuan breza të tërë kineastët, por edhe shikues të thjeshtë, duke u konsideruar si njeriu i mendimit të lirë.

Karriera e tij, e një djaloshi nga fshati Vuno, nisi në fillim të viteve ’50 kur ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator dhe më pas filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” e më pas me filmin “Toka jonë”. Në këtë të fundit, nisi historia e dashurisë me Roza Anagnostin.

“Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeç në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam,” u shpreh Roza në një intervistë për “Rudina” në vitin 2018.

“Komisari i dritës” dhe “Dueli i heshtur” ishin filmat e tij të parë si regjisor dhe shërbyen si pikënisja e e dhjetërave filmave të tjerë artistikë, filma-dokumentarë, fitues të çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Filma të tjerë si “Plagë të vjetra”, “Malet me blerim mbuluar”, “Monumenti”,“Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ndonëse të vendosur në një kontekst historik, vazhdojnë të shihen edhe sot.

Si njeri i mendimit të lirë, jo më kot lëvizjet e fillimviteve ’90 e gjetën në krah të pluralizmit në Shqipëri, ku në prill 1992 u vendos ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post të cilin e mbajti për 4 vite dhe më pas dha dorëheqjen. Megjithatë, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë, filmat e tij kishin një tjetër këndvështrim për shumë çështje, këndvështrim që binte ndesh me pikëpamjet e Shqipërisë në diktaturë.

Kujtojmë “Përrallë nga e kaluara”, që me gjasë është një nga filmat e parë feministë. Bazuar në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Çajupit, “Përrallë nga e kaluara”, me skenar dhe regji të Anagnostit, sjellë si një satirë e errët, shfaq Marigonë që gjen lirinë pavarësisht mentalitetit të mbyllur.

ADVERTISEMENT

As shekulli XXI nuk e gjeti larg kinemasë Anagnostin. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenën e Teatrin Kombëtar dramën “Nata e trokitjeve në xham”, ndërsa në vitin 2006 korri sukses me filmin “Gjoleka, djali i Abazit” me regji dhe skenar të tij, një film bazuar te realiteti i vështirë i një vendi të vogël dhe të pazhvilluar.

Në një intevistë të hershme në “E Diell” me Adi Krastën, me një përulje të admirueshme, Anagnosti u shpreh se nuk preferon ta cilësojnë si regjisori më i madh shqiptar sepse “ka të tjerë të rëndësishëm”, megjithatë filmat, dokumentarët, skenarët e bëjnë padyshim një nga kineastët më të mirë të shekullit XX, kontributi i të cilit frymëzon dhe është shkollë për të gjithë kineastët bashkëkohorë.

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

VIDEO | (Zh)vlerësimi i shëmtuar i Albi Nakos për konkurrenten në ‘Just Dance’

Next Post

Situata që e bëri Ardit Gjebrenë t’ia plasi së qeshurit | VIDEO

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Situata që e bëri Ardit Gjebrenë t’ia plasi së qeshurit | VIDEO

Situata që e bëri Ardit Gjebrenë t'ia plasi së qeshurit | VIDEO

VIDEO | Njihuni me Antonelën dhe Rinianin, dy konkurrentët e rinj të “Për’Puthen”

VIDEO | Njihuni me Antonelën dhe Rinianin, dy konkurrentët e rinj të “Për’Puthen”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA