IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Filmi “Kill’em all” me protagonist Van Damme dhe kolonë zanore nga Aldo Shllaku

by IMA Redaksia
2020/05/03
in Kinema
Reading Time: 4 mins read
A A
Filmi “Kill’em all” me protagonist Van Damme dhe kolonë zanore nga Aldo Shllaku

Intervistë ekskluzive për Revistën Bordo me muzikantin shqiptar Aldo Shllaku, që krijon për kinematografinë botërore

ADVERTISEMENT

Los Angelos-Usa

Aldo Shllaku është një emër jo fort i ri për muzikën ndërkombëtare, i cili prej kohësh zhvillon karrierën e tij artistike në Amerikë. I arsimuar për kompozicion pranë Universitetit të Montrealit, Shllaku është autori i disa prej kolonave zanore në kinematografinë botërore.

ADVERTISEMENT


Disa kohë më parë filmi “Kill’em all” bëri xhiron e rrjetit për rolin e shqiptarit që do të luante aktori i famshëm i arteve marciale, Jean Claude Van Damme. Filmi u përfol për rolin e një shqiptari dhe si i mbijetoi ai një lufte krejt i vetëm kundër serbëve. Van Damme do të përfaqësonte tiparet e një shqiptari të rritur me mjaft mizori e vështirësi pas humbjes së familjes për arsye etnie. Por ai nuk ishte i vetmi shqiptar që ishte pjesë e realizimit të filmit.

Sot kemi të ftuar të vetmin shqiptar në kastën e filmit me pasaportë shqiptare, Aldo Shllaku. Ai jeton prej vitesh në Los Angelos, nga ku krijon muzikë për filma të ekraneve botërore (por jo vetëm), si për të kujtuar gjithmonë që ka prejardhje nga një familje artistësh. Në një rrëfim për Albanian Montreal Press, do të na tregojë më tepër për prapaskenat e filmit, kolegët dhe si nisi ky bashkëpunim.
Move

Aldo ju faleminderit që pranuat ftesën, na tregoni si është jeta juaj e re?
Kënaqësia është e imja, faleminderit për këtë mundësi. Unë jam me origjinë nga Shkodra, lindur në Elbasan, dhe më pas kam jetuar në Greqi, Kanada dhe tashmë në ShBA. Studimet universitare në degën e kompozicionit i kam kryer ne Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Montrealit dhe ato pas-universitare në degën e kompozicionit për film dhe television, në kolegjin USC në Los Anxheles. Pas përfundimit të studimeve u punësova për disa vjet nga një ish-profesor dhe kompozitor filmi në zë këtu ne L.A., dhe tanimë ushtroj profesionin tim si kompozitor filmi dhe televizioni, i pavarur.

Si nisi bashkëpunimi juaj me autorët e filmi, si u bë ftesa?
Për skenarin e këtij filmi dhe si produksion, kam ditur prej disa kohësh, pasi me një nga producentët kam punuar dhe me parë në një film tjetër. Me ardhjen në projekt të Peter Malotës, si regjisor i filmit, gjërat u kristalizuan, në rradhë të parë me ftesën që më bëri për të krijuar muzikën e filmit, ashtu si dhe me fillimin e procesit të kërkimit dhe gjetjes së konceptit kompozicional.

Sa kohë u desh të realizoni muzikën? Si ndodh në të tilla raste, ndërtohet muzika mbi bazën e filmit, apo e kundërta?
Për ‘Kill ‘Em All’ kisha ne dispozicion rreth 3 muaj për kompletimin e muzikës. Në shumicën e rasteve, muzika ndërtohet mbi bazën e filmit, dhe ky film ishte i tillë gjithashtu. Pasi shikoj filmin, bashkë me regjisorin, vendosim se ku ka nevojë për muzikë dhe se për çfarë ka nevojë, diskutohet vizioni regjisorial për filmin, idetë fillestare që mund të kem, deri në përcaktimin se ç’duhet të jetë koncepti muzikor për mbeshtetjen e vizionit që regjisori ka. Me pas vazhdohet me procesin e kompozimit, produksionit e inçizimit të muzikës, miksazhit final dhe dorëzimit të muzikës në mënyrë që të vazhdohet me fazat e tjera të post-produksionit të filmit.

A jeni takuar me protagonistët e filmit? Cila është marrëdhënia juaj me ta?
Po, gjatë montazhit të filmit jam takuar me Jean-Claude-in. Fokusi ishte tek përvetësimi i çdo ideje apo mendimi që ai kishte për filmin dhe sidomos për vlerën emocionale që muzika duhet të kontribuonte në film. Ka qenë një marrëdhënie profesionale e thjeshtë pasi ai, Peter Malota (regjisori i filmit) dhe unë, ishim në të njëjtën linjë përsa i përkiste konceptit për muzikën.

A mendoni se Van Damme (Filipi), tregoi një “shqiptar” prej vërteti?
Karakteri i Van Damme-it është kompleks, me dritë/hije, dhe kjo e bën dhe me interesant. Ai është një vrasës, por në të njëjtën kohë ai i është bindur një kodi nderi të caktuar që në fëmijëri për të realizuar një vënie nderi në vend. Për ne shqiptarët është shumë i kuptueshëm dhe konceptohet si sistem vlerash. Ajo që e vendos të gjithën në balancë të drejtë morale, është fakti se, armiqtë e tij janë vrasës në masë, në rastin tonë të shqiptarëve të Kosovës, viktima mes te cilëve, dhe prindërit e Filip Shalës. Merita ekskluzive që kemi një Filip shqiptar sot është e regjisorit Peter Malota. Ishte ai që mori përsipër përgjegjëinë e ndryshimeve në skenarin e filmit dhe për ta bërë atë jo vetëm një Shqiptar, por dhe një malësor nga Shala.

Si u ndjetë ju kur ju treguan subjektin e filmit? A ndani ju të njëjtin mendim si skenari që këto hakmarrje ndodhin vetëm në Ballkan?
Për mua kjo është një histori universale, ku dikush që i është bërë një padrejtësi merr rrugën e vetëgjygjësisë. Ka filma si John Ëick, psh, që kanë të njëjtën premisë dhe s’kanë të bëjnë me të qënurit shqiptar apo ballkanas. Ajo që e bën ‘Kill ‘Em All’ të ndryshëm, është vënia e historisë në një shtrat historik dhe me referenca reale ku masakrat në Kosovë janë pjesë integrale e tregimit, dhe gjithashtu, identifikimi i Filipit si shqiptar. Kjo karakteristikë ishte tejet e rëndësishme për mua, pasi për definicion, kërkonte integrimin e një ngjyre shqiptare dhe në muzikë, gjë që u bë. Filmi ka dhe një këngë në fund të tij, në anglisht. Në versionin e plotë të këngës, në tekstin e saj, janë përdorur dhe tre fjalë në shqip. Ato jane: ‘besa’, dhe ‘babë, u kry!’.

Cilët janë planet tuaja për të ardhmen, a do të jeni sërish muzikant në kinematografi apo më gjerë?
Sapo kam mbaruar muzikën filmin e titulluar ‘Doënrange’, premiera e të cilit do jetë mbahet në Toronto. Momentalisht jam duke punuar për kompozimin e muzikës për filmin me titull ‘Mashit’, premiera e të cilit do jetë në Los Angelos.
Bisedoi: Blerina Ruka

Tags: Aldo ShllakuKill’em allVan Damme
Previous Post

COVID-19 anulon mbrëmjen e maturës! Shahini: S’mundësojnë distancimin social, të gjejmë forma të tjera për të festuar | VIDEO

Next Post

Kruja vatër aktive me COVID-19, ja sa raste janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Kruja vatër aktive me COVID-19, ja sa raste janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit

Kruja vatër aktive me COVID-19, ja sa raste janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 67% e të prekurve janë shëruar. Fieri me risk të ulët për transmetim të infeksionit

Ministria e Shëndetësisë: 67% e të prekurve janë shëruar. Fieri me risk të ulët për transmetim të infeksionit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA