Filmi “Mrekullia në Qelinë e 7” që përloti shqiptarët kandidat për Oscar

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Filmi turk që përloti shumë qytetarë gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Lajmin e kanë bërë me dije mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Në mesin e 23 filmave nga Turqia që garuan në këtë kategori, komiteti përzgjedhës vendosi që “Miracle in Cell No.7”, të përfaqësojë Turqinë në këtë kategori.

Aktorët e filmit të famshëm janë Aras Bulut ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.

Burimikultplus.com
Artikulli paraprak“Paranormal”, seriali egjiptian që kërkon të fitojë botën
Artikulli tjetërCilët qytetarë janë më ‘dembelët’ në vendin tonë