Filmi “Öteki Taraf” një sukses ndërkombëtar ende pa u shfaqur premiera

Edhe pse premiera e tij do të shfaqet në kinematë në Turqi më 8 Dhjetor, filmi “Öteki Taraf” është përkthyer në 6 gjuhë. Trailer-i i filmit ka tërhequr shumë vëmendje në të gjithë botën.

Në të interpretojnë aktorët tashmë të njohur për publikun shqiptar si Asli Enver, Meryem Uzerli dhe Ozcan Deniz. Gjermania, Azejbaxhani, Franca, Hollanda dhe Rusia janë disa nga vendet ku filmi do të shfaqet.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte përkthimi i tij në anglisht i cili do të mundësojë transmetimin edhe në vende të tjera. Në këtë film, aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” nuk vjen vetëm si aktor por edhe si skenarist dhe regjisor.

Marrë nga Tring

loading...

KOMENTO