Fine Living, kështu titullohet kanali më i ri mbi stilin e të jetuarit që do të shtohet duke filluar nga 1 Shtatori në platformën Digitalb.
Për të gjithë të apasionuarit pas sporteve dhe të jetuarit bukur, Fine Living do ju vij në ndihmë me programacionin e tij të pasur të ofruar tërësish me përkthim në gjuhën shqipe.
Fine Living është pjesë e grupit amerikan SCRIPPS i pranishëm në disa shtete europiane, sëfundmi edhe në versionin italian, në kanalin ku transmetonte Agon Italia, pasi ky i fundit shiti frekuencën për 10 milion euro.
Fine Living do të fillojë transmetimet më 1 Shtator, në kanalin nr. 84 në platformën satelitore të Digitab.
Copyright IMAlbania.com