Sherri mes Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës puntatën e kaluar të “Dance with me” mori të
gjithë vëmendjen e publikut. Pas debatit e fyerjeve në spektakël, Fiori vendosi edhe të
lërë garën.
Deri më tani moderatorja nuk kishte reaguar duke i lënë të gjithë ta gjykonin situatën në
këndvështrimin e tyre, por sot, 1 javë më pas, Fiori ka folur për herë të parë pas sherrit
me një status të gjatë në Instagram.

“E njoh mire koston e te qenit person publik! Kam kohe qe e paguaj kete cmim, thuajse
cdo dite nga nje kest, si te kisha marre nje kredi qe nuk ka fund kurre. E di mire qe nuk
te kursejne dhe qe te gjithe jane te gatshem te te hedhin si nje cope mish per hijenat
online. “ASNJEHERE NUK DO MBERRISH NE DESTINACION, NESE KTHEN KOKEN
PAS CDO QENI QE LEH” – ka thene (pak a shume) nje njeri i mencur! Ka pasur te drejte
shume!

Disa vite me pare, kur fitova audicionin per te prezantuar “Fiks Fare”, jam perballur me
sulmin e pare te komunitetit online. Fyerje, sharje, vrer i derdhur neper komente, tituj
helmues portalesh qe me nguleshin pa meshire si thika cdo dite. Muajin e pare qe
prezantova “Fiks Fare” m’u kthyen rrjetet sociale ne makth.
Cdo mbremje betohesha se nuk do te shkelja me ne studio dhe ne mengjes i jepja
kurajo vetes per te dhene maksimumin ne ekran. Njerez me emer e mbiemer, (nga
adoleshente e deri te mosha e prinderve te mi) dhe plot te tjere anonime me profile false
qe nuk kurseheshin me fyerje neper komente. Pse?!
Sepse kisha fituar me konkurs te drejten per te prezantuar nje nga emisionet me
popullore ne Shqiperi. Vendosa t’i shperfillja portalet dhe sidomos komentet poshte
lajmeve qe sajoheshin aty per aty. Vetem atehere nisa te shijoj te qenit ne ekran dhe t’i
gezohem punes sime. Nje pune qe nuk ma kishte falur askush, por qe e fitova me
merite te plote! Vetem 2-3 muaj me vone, te njejtet portale qe me kishin hedhur si nje
cope mish per te uriturit komentues online, nisen te shkruanin pozitivisht e harruan
c’kishin thene disa kohe me pare.

Per 3 vite ne Fiks Fare, askush nuk mendoi per demin psikologjik qe me kishte
shkaktuar, askush nuk kerkoi falje per shqetesimin qe i krijuan padrejtesisht familjes
sime. Sulmi i fundit ka nisur keto dite! Pse?!
Sepse reagova ashtu sic une e gjykova te drejte ne nje spektakel. Edhe sikur ta kem
gabim, kam te drejten time te shprehem sic une e mendoj. Ata, “ekspertet” online, nese
duan te kundershtojne, le ta bejne me argumenta, pa fyer, pa qene nevoja te sillen si
shpellare. Nuk jam nga ato qe nuk i pranoj kritikat, madje edhe reflektoj e reagoj kur ato
qendrojne, por neveris tallagjaret qe nuk kene ofeze pa shkruar online.

Jam mesuar te them perhere ate qe mendoj, madje me ze te larte. Kam disa parime qe
nuk i shkel dot, sepse ne jete kam gjera me te shtrenjta se ekrani. Kam marre gjithmone
persiper edhe riskun e gjykimit dhe krijimit te antipatise tek ajo pjese e publikut qe
pelqen te shohe vetem kukulla te bukura pa goje ne ekran. (Do te doja shume qe ky
publik te njihte dhe te shihte qofte edhe per 1 dite te vetme ne jeten reale ATO qe
serviren ne ekran si shenjtore, te embla, syqeshura e gojesheqerka.)
Gjithsesi, mua as keto nuk me shqetesojne. Ka vend per te gjithe. E per ta mbyllur: Kam
krijuar imunitet ndaj atyre qe nxjerrin dufin online. Ndonjehere me ndodh t’i shoh profilin
dikujt qe ka derdhur vrer per mua dhe atehere me kap e qeshura e them me vete “Si
mund te merzitem me kete. Ia vlen ta konsiderosh kete ‘gjene’?”
Po te jap nje shembull, ju them se nuk do ta harroj kurre nje zonje (ndonese nuk e
meriton ta quaj keshtu), ne moshen e mamase sime, gjyshe, qe nuk le rast pa me fyer
me nje fjalor skandaloz sa here sheh foton time ose lexon emrin tim diku. E kam
“studiuar” rastin e saj, madje edhe kam reaguar nje here ne nje prej komenteve te saj
dhe zbulova qe nuk i pelqeja kur dilja ne ekran. Kaq mjaftonte qe ajo te leshonte lumenj
fyerjesh kudo ndaj meje.

E vetmja gje qe me shqeteson ne keto raste eshte familja ime. Tmerrohem kur mendoj
lotet e nenes sime. Perpiqem t’i shpjegoj se njerezit nuk duan t’ia dijne dhe te sterrosin
edhe kur nuk u shkakton asnje dem. Sa per koleget e portaleve qe nuk te kursejne, u
them qe mos ta bejne pis shpirtin e profesionin e tyre, duke ua leshuar si cope mishi
jeten e tjetrit hijenave online”, shkruan Fiori








