IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gara për “Oscar” ndërkombëtar: Pasion i ndaluar, shpresë, dashuri me robot e shef i keq

by IMA Redaksia
2022/01/30
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Gara për “Oscar” ndërkombëtar: Pasion i ndaluar, shpresë, dashuri me robot e shef i keq

Seria e bisedimeve nga “The Wrap”. Katër nga të 15 finalistët i janë bashkuar Steve Pondit nga “The Wrap” për të diskutuar rreth frymëzimit për të realizuar filmat e tyre. Lista përfshin Sebastian Meise, regjisorin e kandidatit të Austrisë “Great Freedom”, Blerta Basholli (“Zgjoi”, Kosovë), Fernando León de Aranoa (“The Goog Boss”, Spanjë) dhe Maria Schraderin (“I’m Your Man”, Gjermani). Të katër regjisorët janë gjithashtu skenaristë ose bashkëskenaristë të filmave të tyre dhe kanë lidhje shumë personale me tregimet që i kanë ekranizuar
Temat e filmave të tyre janë të gjerë – por katër regjisorë, filmat e të cilëve kanë hyrë në listën e ngushtë për çmimin “Oscar” për Filmin Ndërkombëtar më të mirë të metrazhit të gjatë, i përshkruajnë filmat e tyre si tregime për kapërcimin e vështirësive dhe krijimin e lidhjeve esenciale për njerëzimin. Nga gjithsej 92 filma të kualifikuar, 15 kanë arritur të hyjnë në listën e shkurtër.

ADVERTISEMENT

Katër nga të 15 finalistët i janë bashkuar Steve Pondit nga “The Wrap” për të diskutuar rreth frymëzimin për të realizuar filmat e tyre. Lista përfshin Sebastian Meise, regjisorin e kandidatit të Austrisë “Great Freedom”, Blerta Basholli (“Zgjoi”, Kosovë), Fernando León de Aranoa (“The Goog Boss”, Spanjë) dhe Maria Schraderin (“I’m Your Man”, Gjermani). Të katër regjisorët janë gjithashtu skenaristë ose bashkëskenaristë të filmave të tyre dhe kanë lidhje shumë personale me tregimet që i kanë ekranizuar.

“Great Freedom” e Meises tregon historinë e Hansit (Franz Rogowski), i cili është burgosur vazhdimisht gjatë dekadave për shkak të orientimit të tij seksual. Pavarësisht kësaj, ai arriti të niste një lidhje dashurie me shokun e tij të qelisë, Viktorin, një vrasës i dënuar.

ADVERTISEMENT

Meise ka thënë se filmi kishte lindur gjatë hulumtimit për “Paragrafin 175” të Gjermanisë, një dispozitë e kodit penal që dënoi të gjitha aktet homoseksuale midis burrave për dekada.

“Ne donim të mbulonim periudhën e pasluftës derisa paragrafi u ndryshua në vitin 1969”, ka thënë Meise. “Kemi bërë një sërë intervistash me njerëz që u burgosën vazhdimisht, përsëri dhe përsëri, dhe nuk ishin në gjendje të kishin një jetë normale. Sepse nëse e ndalon dashurinë, në thelb, është ndaluar jeta.”

“I’m your man” i Schraderit në fokus ka pengesa të tjera për të pasur një marrëdhënie kuptimplote: Njëri nga partnerët nuk është njeri. Një shkencëtare në një muze në Berlin vendos që të marrë pjesë në një studim nëpërmjet të cilit më pas do të marrë fonde për hulumtimin e saj. Për tri javë, ajo duhet të jetojë me një robot humanoid i krijuar në atë formë që të jetë një partner i përsosur (portretizuar nga Dan Stevens).

“Kjo është një pyetje shumë interesante për t’i dhënë përgjigje të gjithë ne – pse në të vërtetë mund të ndajmë dashurinë vetëm me njerëzit dhe çfarë është saktësisht ajo që na bën njerëz?”, ka thënë Schrader.

“Zgjoi” i Bashollit bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje që ka mbetur e ve nga lufta, e cila udhëheq një grup të vejash që po ashtu janë në situatë të njëjtë që të fillojnë një fillojnë një biznes për të shitur ajvar. Te njëra-tjetra, ato gjejnë mbështetje e shërim, por u duhet të luftojnë paragjykimet e shoqërisë për gratë e pavarura.

“Kur e takova, për mua ishte një herë, një superhero, por një hero i vërtetë, pra një qenie njerëzore”, ka thënë Basholli. “Dhe kur e pyeta, a keni qarë – sepse më krijohen një ndjenjë pabesueshmëri që ajo i ka kaluar të gjitha këto – ajo më ka thënë: ‘Po unë qaja çdo ditë. Pastaj fshija lotët dhe shkova në punë”.

Personazhi i filmit “The Good Boss” nën regji të León de Aranoa (portretizuar nga Javier Bardem) është në të vërtetë një shef i keq, marrëdhëniet e punës të të cilit dalin jashtë kontrollit kur ai bëhet i fiksuar pas fitimit të një çmimi për kompaninë, të cilën ai e quan familjen e tij.

“Më pëlqeu ideja e këtij shefi të mirë, duke u përfshirë edhe në jetën personale të njerëzve që punojnë për të, duke u përpjekur të rregullojë edhe jetën e tyre personale”, ka thënë León de Aranoa. “Ai do të kalojë çdo kufi për të marrë atë që dëshiron”.

Source: Marrë nga “The Wrap” Përktheu: Alberina Haxhijaj/Koha.net
Previous Post

Si do të jetë përballja e Refatit me Sedatin? Nesër në Vajza në Dritare!

Next Post

Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rënduar. Zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rënduar. Zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin!

Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rënduar. Zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin!

Momente paniku! Regjisori tregon tmerrin që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu ‘Gërdeci’!

Momente paniku! Regjisori tregon tmerrin që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu ‘Gërdeci’!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA