IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha janë qarqet më të goditura nga Covid-19

by IMA Redaksia
2021/02/09
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha janë qarqet më të goditura nga Covid-19

Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që në vitin 2020 kanë pasur rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë, në raport me popullsinë përkatëse, duke marrë kështu edhe goditjen më të madhe nga Covid-19.

ADVERTISEMENT

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjendja Civile, nga rreth 6 mijë vdekje shtesë që u regjistruan në 2020-n në krahasim me vitin e mëparshëm, por dhe me mesataren 2015-2019, rreth 1,800 ose 30% e tyre ishin në Tiranë, 732 në Fier dhe 681 në Elbasan. Por në raport me popullsinë përkatëse, renditja është tërësisht e ndryshme.

Shtesa e jetëve të humbura për 1,000 banorë, që tregon kryesisht ndikimin që ka pasur Covid-19, ishte më e larta në Gjirokastër. Në qarkun jugor, që ka një popullsi të moshuar për shkak të emigrimit të lartë, në vitin 2020 u regjistruan 937 humbje jete në total, me rritje prej 24.3%. Ndërsa shtesa e vdekjeve për 1000 banorë ishte 3.5, sipas të dhënave zyrtare të Gjendjes Civile dhe INSTAT për popullsinë, të përpunuara nga Monitor.

Ky tregues është përkeqësuar gjithashtu për shkak të vijimit të tkurrjes së popullsisë edhe gjatë vitit 2020. Gjirokastra është në fakt qarku që në vite normale ka një normë të lartë vdekshmërie (12.3 për 1 mijë banorë në 2019-n, për të arritur në 15.8 vdekje për 1 mijë banorë në vitin 2020). Në 3-mujorin e tretë, Gjirokastra renditej e gjashta për shtesën e vdekjeve në raport me popullsinë, por rritja e valës së infektimeve në nëntor dhe në dhjetor në këtë rajon u shoqërua me më shumë fatalitete, duke e kaluar të parën në vend.

ADVERTISEMENT

Pas Gjirokastrës, Shkodra dhe Lezha kanë vijuar të jenë qarqet me më shumë fatalitete të shkaktuara nga pandemia, me 3 vdekje shtesë për 1 mijë banorë. Këto dy qarqe u goditën që në 3-mujorin e tretë të vitit. Më pas renditen Fier (2.7), Elbasani (2.7), Korça (2.5), berati (2.1), Tirana dhe Durrësi me nga 1.9, Kukësi (1.4) dhe në fund janë Vlorë (1.1) dhe Dibra (1).

Situata ka qenë më e vështirë në 3-mujorin e katërt, ku dhe humbjet e jetëve në vend rezultojnë të jenë pothuajse dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (nga 5,400 në 10.6 mijë). Të gjitha qarqet pa përjashtim kanë rezultuar me rritje të ndjeshme të fataliteteve shtesë, që ishte më e fortë në Elbasan (+125%), Kukës (+124%), Fier (+121%), Berat (109%), Shkodër (106%), Tiranë 100%. Në total, 6 nga 12 qarqe gjithsej në vend kanë shënuar mëse dyfishim të fataliteteve në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Më e ulët rezultoi rritja e vdekjeve në tremujorin e katërt (me bazë vjetore) në Vlorë (+57%), në Dibër (+73%) dhe në Durrës (+ 77%).

Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 8 dhe 8.9). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni.

Nëntori dhe dhjetori më të vështirët, por edhe janari 2021 fillon me rritje

Shifrat zyrtare tregojnë se vdekshmëria në vend ka filluar të rritet që nga muaji qershor, për të kulmuar në nëntor e dhjetor, kur u shënuar një dyfishim i tyre (përkatësisht 111% dhe 98%). Të dhënat paraprake tregojnë se edhe në janar 2021, situata ka qenë e rënduar, ndonëse në nivele më të lehtësuara në raport me dy muajt e fundit të 2020-n.

Vetëm në janar u shënuan rreth 600 jetë të humbura shtesë, me një rritje prej 28% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vala e pandemisë filloi të përkeqësohej sërish në gjysmën e dytë të janarit, për të vijuar më e rënduar në shkurt, duke paralajmëruar për një rritje më të lartë të fataliteteve në muajin e dytë të vitit aktual.

Source: News31
Tags: COVID 19Qytete më të prekura
Previous Post

Kishte mbushur servisin me 25 mjete luksoze, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan, si i solli ‘bishat’ nga Anglia

Next Post

I hodhën acid në fytyrë poshtë pallatit në Vlorë, Vilma poston videon emocionuese

TË NGJASHME

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!
AKTUALITET

Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!

Tiranë, 11 qershor 2024 – Përgatituni për një spektakël të vërtetë! Finalja e shumëpritur e Re-Debate VII, Kampionatit Kombëtar të...

by IMA Redaksia
Qer 7, 2024
Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda
AKTUALITET

Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në...

by IMA Redaksia
Shk 21, 2024
Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri
AKTUALITET

Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri

Pas gjashtë edicioneve të suksesshme LIBURNETIK ka filluar edicionin e VII-të të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë...

by IMA Redaksia
Pri 21, 2024
Next Post
I hodhën acid në fytyrë poshtë pallatit në Vlorë, Vilma poston videon emocionuese

I hodhën acid në fytyrë poshtë pallatit në Vlorë, Vilma poston videon emocionuese

Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA