Grabitet dyqani i Yamamay, një shitëse e lënduar në tokë, tjetra përballet me banditin

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Grabitësi hyri me thikë, duke kërcënuar dy shitëset që ndodheshin në dyqan në ato momente. Një nga shitëset, 28-vjeçarje, banuese në provincën e Pavia, u përball me të duke marrë godtije në shpatull dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dyqanin e Yamamay në Piazza Cordusio në Milano mbrëmjen e 11 Shkurtit, ku një 46-vjeçar tentoi të grabiste dyqanin.

Grabitësi hyri me thikë, duke kërcënuar dy shitëset që ndodheshin në dyqan në ato momente. Një nga shitëset, 28-vjeçarje, banuese në provincën e Pavia, u përball me të duke marrë godtije në shpatull dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Corriere, kolegia e saj ndërhyri për të mbrojtur atë, duke marrë bombulën e fikëses së zjarrit dhe duke ja drejtuar grabitësit. Grabitësi 46 vjeçar, u identifikua falë imazheve të kamerës dhe gjurmëve të gjakut pasi nga përballja ai kishte lënduar dorën e tij.

BurimiDosja.al
Artikulli paraprakShëtitësi i qenve të Lady Gaga-s plagoset me armë, merren peng dy qentë e saj
Artikulli tjetërRita Ora shfaqet e relaksuar në plazhet e Australisë pas karantinës 14-ditore, ajo do të jetë pjesë e jurisë The Voice