IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gratë e dhunuara dhe të abuzuara s’janë vetëm! “Fundjavë Ndryshe” prezanton platformën e veçantë

by IMA Redaksia
2020/06/07
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Gratë e dhunuara dhe të abuzuara s’janë vetëm! “Fundjavë Ndryshe” prezanton platformën e veçantë

Dhuna në familje dhe abuzimi seksual mbeten ndër “njollat e zeza” më të përfolura në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.

ADVERTISEMENT

Shpeshherë vajzat dhe gratë e gjejnë veten të pafuqishme ndaj këtyre fenomeneve delikate dhe për rrjedhojë vendosin të heshtin si pasojë e presionit shoqëror dhe të rrethanave të tjera të pakëndshme, siç janë shantazhet.

Ende është i freskët rasti tronditës që ndodhi në Babrru të Kamzës, ku një e mitur u abuzua seksualisht për vite me radhë nga një 65-vjeçar.

Fatmirësisht, ajo mori guximin që ta denonconte dhe padiskutim mbetet një ndër vendimet më të mira.

Marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë si dhe numri i lartë i raportimeve të dhunës që janë referuar tek Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”… ky i fundit ka vendosur që të iniciojë një platformë të veçantë.

Bëhet fjalë për një mekanizëm i cili konsiston në mbrojtjen, sigurinë dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimit seksual.

Fondacioni i njohur përmes postimeve në rrjetet sociale bën me dije se programi do të drejtohet nga Emina Çunmulaj: “Ky program do të drejtohet nga Emina Çunmulaj si Zëvendës Presidente, e cila ka punuar me përkushtim pranë Fundjavë Ndryshe për tre vitet e fundit për t’i dhënë mundësi të reja të gjithë njerëzve në nevojë”.

View this post on Instagram

A post shared by Fundjavë Ndryshe (@fundjavendryshe)

“Kjo platformë e re do të na ndihmojë jo vetëm të rritim ndërgjegjësimin, por edhe të mbledhim fonde që janë shumë të nevojshme për të garantuar sigurinë, shëndetin mendor dhe ekonomik të viktimave të abuzuara. Krahas Arbër Hajdarit dhe një ekipi të ri të profesionistëve shëndetësorë dhe juridikë, ne do të luftojmë për të sjellë drejtësi dhe stabilitet për viktimat e dhunës”, pohon Emina Çunmulaj.

Gjithashtu, njoftohet se mekanizmi në fjalë është një skemë ndihme, që do të kalojë në disa procese.

Çunmulaj, shpreh publikisht vullnetin për të qenë zëri i grave të dhunuara në familje dhe të abuzuara seksualisht në të gjithë botën.

Ajo i bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen kauzës dhe të japin kontributin e tyre:

ADVERTISEMENT

“Të dashur miq. Po e bëj këtë thirrje sepse kam nevojë për ju! Po e bëj këtë thirrje sepse jam zëri i atyre që janë dhunuar për një kohë shumë të gjatë. Duke filluar nga mua.

Po e bëj këtë thirrje sepse qëndroj përkrah të gjitha grave që kanë nevojë për ndihmë.

Sot kam ndërmarrë një nismë që as në ëndrrat më të çuditshme nuk mund ta imagjinoja se do të kisha mundësinë për ta bërë.

Dua të jem zëri i grave të dhunuara në familje dhe të abuzuara seksualisht në të gjithë botën.

Kam nevojë për ndihmën tuaj për të ndërgjegjësuar shoqërinë, për të mbedhur fonde, në mënyrë që motrat e mia, vëllezërit e mi, nënat tona, nuk do të duhet të kalojnë kurrë gjërat që ato kanë kaluar.

Faleminderit dhe iu lutem bashkohuni me mua”.

https://www.gofundme.com/f/eminacunmulajproject2

Kësisoj, gratë e dhunuara dhe të abuzuara s’do jenë kurrë vetëm!

Source: xing
Previous Post

E përdhunuan që në moshën 12-vjeçare/ “Fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore…”

Next Post

Po udhëtonte me 127/km në orë/ Policia dërgon për komision Shkëlzen Berishën

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Po udhëtonte me 127/km në orë/ Policia dërgon për komision Shkëlzen Berishën

Po udhëtonte me 127/km në orë/ Policia dërgon për komision Shkëlzen Berishën

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 37-vjeçari! Ja manovra që bëri për t’i shpëtuar policisë, por dështoi

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 37-vjeçari! Ja manovra që bëri për t'i shpëtuar policisë, por dështoi

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA