Një talent show i ri pritet te filloj në kanalin britanik Sky Arts. Guitar Stars është titulli i këtij formati që do të shoh në kompeticion kitaristët më të talentuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Do të jenë 9 episode me nga një orë secila, ku 16 djem apo vajza, të udhëhequr nga një mentor i famshëm do të përballen me njëri-tjetrin në disa sfida. Nga një sfidë në tjetrën ata duhet të bindin një juri profesionale për të arritur në finalen e madhe që do t’i japë të drejtën fituesit për të luajtur në një festival kombëtar. Talent show është ideuar nga Somethin’ Else dhe GroupM Entertainment nën mbikëqyrjen e Barbara Lee nga Sky.
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...








