Pak ditë nga fillimi i netëve live, producentet e X Factor Albania kanë zbuluar më në fund emrin e anëtarit të katërt të jurisë të këtij edicioni. Është Bleona Qereti fenomeni mediatik në SHBA i rikthehet vendlindjes në një tjetër status atë të mentores në nje nga talent show-t më të ndjekur në ekranet shqiptare. Një emër që ndoshta nuk pritej nga publiku të zinte vendin e Nora Istrefit, por që fama e momentit e ka bindur produksionin për të kontraktuar me të, një lëvizje që padyshim do të ndikojë në shikueshmërinë e programit, duke patur parasysh personazhin në fjalë.
Bashkë me Bleonën në juri do jetë e reja tjetër e këtij sezoni Miriam Cani dhe anëtarët e hershëm Pandi Laço dhe Alban Skënderaj. Me ç’paralajmëroi nata e fundit e vilave, ky sezon pritet të sjellë vokale të shkëlqyer që bashkë me anëtarët e jurisë, premtojnë spektakël të vërtetë.