Një tjetër humbje e madhe e artit, kësaj rradhe vjen nga kinematografia. Alan Rickman, aktori i dashur dhe shumë i pëlqyer nga publiku në filmat e tij duke përfshirë “Die Hard”, “Love Actually” dhe “Harry Potter” ka ndërruar jetë.
Sipas The Guardian, e cila njoftoi zyrtarish vdekjen e Rickman, ishte duke luftuar për disa vite nga kanceri.
Aktori ishte i njohur më gjerësisht në mesin e fansave për rolin e tij si profesor Snape në filmin e “Harry Potter” , në të cilën ai bëri karakterin komplikuar si dashamirës. Rickman thuhet se kishte privilegjin e së vërtetës se çfarë simbolizonte vërtet Snape në këtë film.
InfoMedia Albania // J.Kasaj | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia








