Brenda 4 viteve të ardhshme, qeveria shqiptare synon që të gjitha shërbimet për bizneset të bëhen online.
Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të largojë përfundimisht elementin abuziv që sjell me vete një sistem i bazuar tek kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.
“Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndjehen tejet të lehtësuar në raport me 7 vjet më parë. Biznesi i vogël, ka 0 taksë, një pjesë e këtij biznesi 0 taksë mbi fitimin, 0 TVSH. Qeveria Rama do të largojë përfundimisht elementin abuziv”. Kjo tha Rama, synohet të arrihet “brenda 4 vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin”.