IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Histori tradhtish në Tiranë

by IMA Redaksia
2021/03/19
in AKTUALITET
Reading Time: 5 mins read
A A
Histori tradhtish në Tiranë

Tradhtia nuk u përket vetëm meshkujve. Dhe aspak vetëm burrave të martuar. Gratë e martuara tradhtojnë po njëlloj e madje edhe ato si burrat e martuar, preferojnë beqarët. Rasti si vijon që u zbulua nga një plagosje tregon se si një grua, në një moment të lidhjes së fshehtë i duhej të vendoste dhe të zgjidhte midis të dashurit beqar dhe bashkëshortit.

ADVERTISEMENT

Por kur i peshoi të gjitha me ftohtësi, ishte e qartë se mbi të gjitha bashkë me burrin do të humbiste edhe fëmijët. Ndaj dhe u kthye tek i shoqi. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga djali beqar, i cili në nerva e sipër e rrahu në mes të rrugës dhe më pas e qëlloi me sende të forta që dyshohet se ishin gurë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në territorin e komisariatit numër 5, dhe historia është mbajtur me procesverbal në Spitalin Ushtarak nga një oficer krimesh me inicialet S. H.

Gruaja e plagosur që u mor në pyetje për të treguar se çfarë i ndodhi ndonëse fillimisht kishte thënë se një i panjohur e sulmoi para policisë u dorëzua dhe nuk tha asgjë tjetër përveç të vërtetës.

Policia thotë në rrugë jozyrtare se E., e moshës rreth 28 vjeç ka dy fëmijë të mitur dhe për shkak se jeton në periferi doli nga banesa me justifikimin se po nxirrte fëmijët tek lodrat.

“B. V. e kam mik prej vitesh dhe prej katër vitesh ne ishim të dashur të fshehtë. I thashë se duhet të ndaheshim pasi po rrezikoja jetën bashkëshortore dhe se nuk mund të vazhdoja më.

Kur po ktheheshim dhe fëmijët po vraponin përpara nesh, biseda u zhvillua pak e tensionuar për faktin se i kërkova ndarjen.

Gjatë rrugës diku në X. vend në momentin kur isha pak hapa përpara shtetasit në fjalë, ndjeva goditje me një send të fortë në shpinë”, tregon ajo.

E reja shpjegon se nuk e dalloi se me çfarë u qëllua dhe për pak sekonda pati gjendje të fikëti dhe errësim sysh:

“Pas disa minutash u përmenda dhe fillova të lëviz në drejtim të banesës që nuk e kisha larg dhe me të mbërritur ju kërkova të më çonin në spital”, shton e reja duke pranuar faktin se të afërmeve ju kishte pohuar një tjetër version.

“Gjatë katër viteve që ndenjëm të lidhur B. V. u soll mjaft mirë me mua. Kujdesej që lidhja intime të mos zbulohej dhe u kujdes që askush të mos e mësonte këtë gjë, aq më tepër që më kishte kërkuar ndihmë që ti gjeja një nuse të mirë me tradita sipas zonës prej nga vijmë”, thotë më tej e reja.

Sipas saj duke parë që po rrezikonte dhe duke parë që lidhja ishte kthyer e qëndrueshme, ajo shton se nuk po gjente më alibi se si të largohej për takimet. Historia jashtë martesore mësohet sipas burimeve që i referohen rrëfimit në fjalë, nisi nga punësimi i beqarit për të rregulluar shtëpinë private të çiftit.

“Kisha tre muaj që ia kisha shprehur vendimin, por B.V nuk pranoi. Ndaj e takova dhe i thashë në sy që mes tij dhe burrit, zgjidhja tim shoq. Kjo e nevrikosi mesa duket dhe në nerva të çastit më ka goditur pas shpine. Kërkoj që ndaj këtij personi të mos ndërmerret asnjë veprim pasi edhe unë kam faj në këtë mes”, mbyll rrëfimin e reja.

Policia tregon se i shoqi i gruas vijon të jetë i bindur se gruaja është goditur nga të panjohur. Sidoqoftë i dashuri i braktisur mësohet se është shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Atij i është kontrolluar banesa gjatë kërkimeve, por në shtëpi nuk i është gjetur asnjë send i ndaluar.

Burri rreh njëkohësisht gruan dhe… të dashurën

Gazeta do të sjellë historinë e një trekëndëshi të pabesueshëm që është mbyllur me rrahjen e të dyja grave. Njëra është gruaja dhe nëna e një djali. Tjetra e dashura. Autor; bashkëshorti dhe njëkohësisht i dashuri.

Sipas burimeve policore, A. V u zbulua që mbante lidhjen paralele prej shtatë vitesh. Me profesion inxhiniere në një kompani në kryeqytet, gruaja kishte nisur kërkimet për vajzën e çuditshme që pasi i zbuloi identitetin në rrjetet sociale, vendosi të komunikojë direkt me të.

“Ne kemi një djalë të moshës 15 vjeç. Marrëdhënia martesore ka pasur uljet e ngritjet e saj, por asnjëherë kriza pas të cilave mund të diskutohej vazhdimësia apo probleme si ato që zbulova rrugës. Isha e bindur që diçka po ndodhte, im shoq kaloj një transformim dhe ishte nën ndryshim që është përtej tipit të tij.

E zbulova lidhjen nga rrjetet sociale dhe për tu bindur, me durim vendosa ta takoja. U habita kur më tregoi që ai më kishte prezantuar si një grua prej të cilës për çështje kohe do të divorcohej. Kisha qenë sipas tij një grua e pagdhendur”, – thotë gruaja në polici menjëherë sapo u paraqit për të kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Por së bashku me të ishte edhe e dashura e fshehtë që po ashtu kërkoi urdhër mbrojtjeje të menjëhershme. Edhe ajo ishte rrahur nga i dashuri, i cili në mungesë të informacionit nuk ka kuptuar nëse e dashura kishte folur me të shoqen. Apo kjo e fundit i kishte nxjerrë të palarat. I kapur gafil ai i ka rrahur të dyja.

“Dua ta padis për mashtrim. Në prezantimin e parë u hoq si beqar. Më pas tha se po bënte shaka pastaj theksoi po korrigjohem, jam në proces divorci. Për shtatë vite shprehej i pakënaqur nga martesa dhe më quante dashuria e jetës”, deklaron e reja, që kujton se u njoh me të martuarin në vendin e saj punës ku shet pajisje elektroshtëpiake.

ADVERTISEMENT

Mbasi të dyja gratë janë ulur me njëra tjetrën dhe mbasi kanë folur gjatë për sjelljet e burrit, edhe gruaja edhe e dashura e fshehtë janë kthyer në rutinën e tyre. Të dyja kanë premtuar se do ndaheshin prej 41-vjeçarit A. V.

Kur gruaja e ka takuar në shtëpi sipas policisë, ajo thotë se ka mbajtur qëndrim të ftohtë dhe ka refuzuar të komunikojë me bashkëshortin. “Por më kapën të dridhurat, kisha një inat të brendshëm dhe doja ta përplasja. Ishte e pakapërdishme.

I kishte dërguar fotografi familjare kur ishim në festa familjare dhe të ambienteve të shtëpisë, poshtërsi. Zieja dhe i fola nëpër shtëpi jo me emrin e tij por të dashnores dhe u afrua, humbi kontrollin dhe bërtiti, – çfarë ishte kjo. Më vuri poshtë me grushte dhe kërkonte përgjigje”, thekson gruaja, e cila nuk i ka dhënë asnjë shpjegim.

Më tej ai ka telefonuar të dashurën dhe në sy të gruas ka kërkuar shpjegime. Por ajo i ka fikur telefonin. “Kur mbërriti tek puna ime, hyri në dyqan duke turfulluar, absolutisht ndryshe nga mashkulli xhentil dhe i butë që shtirej. I thashë që është një njeri i sëmurë dhe maniak që për të mbajtur dashnore gënjen dhe mashtron”, kujton nga ana e saj në polici vajza e re që brenda pak minutash është rrahur prej tij në sy të kolegëve.

‘E çuditshmja është që të dyja gratë u paraqitën së bashku për urdhër mbrojtjeje, – deklaron zyrtari i policisë, i cili pa vonesë mësohet se ka firmosur urdhrin për të marrë dëshminë e burrit tradhtar. Por ndonëse agjentët e kanë kërkuar, ai rezulton me telefon fikur dhe i padisponueshëm.

Tags: Histori tradhëtishTirane
Previous Post

Përcillet për në banesën e fundit çifti Irvana Hykaj dhe Demokrat Medinaj, babai i 28-vjeçares pikëllon me fjalët e tij

Next Post

I tha të gjitha! Zayn Malik flet për herë të parë për të bijën

TË NGJASHME

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!
AKTUALITET

Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!

Tiranë, 11 qershor 2024 – Përgatituni për një spektakël të vërtetë! Finalja e shumëpritur e Re-Debate VII, Kampionatit Kombëtar të...

by IMA Redaksia
Qer 7, 2024
Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda
AKTUALITET

Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në...

by IMA Redaksia
Shk 21, 2024
Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri
AKTUALITET

Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri

Pas gjashtë edicioneve të suksesshme LIBURNETIK ka filluar edicionin e VII-të të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë...

by IMA Redaksia
Pri 21, 2024
Next Post
I tha të gjitha! Zayn Malik flet për herë të parë për të bijën

I tha të gjitha! Zayn Malik flet për herë të parë për të bijën

Gruaja mban në shtëpi trupin e pajetë të burrit

Gruaja mban në shtëpi trupin e pajetë të burrit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA