IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Indeksi i Institutit të Bazelit për pastrimin e parave: Shqipëria, vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

by IMA Redaksia
2020/08/14
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Indeksi i Institutit të Bazelit për pastrimin e parave: Shqipëria, vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrorizmit pas Turqisë.

ADVERTISEMENT

Indeksi i vitit 2020 i Institutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa vendi ynë dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54.

Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.

Nëse shohim vendet me riskun më të lartë atëherë në vendin e parë është Afganistani si vendi me riskun më të lartë për pastrim parash dhe terrorizëm ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.

Sipas shpjegimit të Institutit të Baselit Indeksi përdor një metodologji krahasuese mes vendeve që bazohet në 16 indikatorë që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto kategori përmblidhen në 5 drejtime së bashku me 5 faktorët që konsiderohet se kontribuojnë në riskun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. Këto pesë faktorë janë:

  1. Cilësia e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave;
  2. Rryshfeti dhe korrupsioni
  3. Transparenca financiare dhe standardet
  4. Transparenca Publike dhe Përgjegjësia
  5. Rreziqet juridike dhe politike

“Qëllimi i Indeksit të Bazelit është të sigurojë një panoramë të plotë të rrezikut të pastrimit të parave. Prandaj përfshin një gamë të gjerë treguesish, secili me një fokus dhe fushëveprim të ndryshëm.

ADVERTISEMENT

Treguesit mund të shtohen ose hiqen nga Indeksi i Bazelit AML për të pasqyruar ndryshimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit dhe burimet e të dhënave” thuhet në shpjegimin e institutit.

Vitet e fundit, Shqipëria ka marrë një sërë nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval-s ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend.

Megjithatë Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT).

Për herë të fundit, vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, pas një vlerësimi të përbashkët, i cili merr në analizë një sërë elementësh që nga kuadri rregullator e deri te zbatimi i tyre.

Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

Source: Monitor.al
Previous Post

OBSH: Mos u frikësoni, virusi nuk përhapet nga ushqimet e paketuara

Next Post

Grenell: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Grenell: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

Grenell: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

Studimi: Nëse jeni të papërqëndruar, pak rrëmujaxhi dhe mezi zgjoheni në mëngjes jeni më të zgjuar se mesatarja!

Studimi: Nëse jeni të papërqëndruar, pak rrëmujaxhi dhe mezi zgjoheni në mëngjes jeni më të zgjuar se mesatarja!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA