IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Infektivi pajiset me respiratorë të ri. Manastirliu: Rrisim kapacitetet e shërbimit të terapisë intensive

by IMA Redaksia
2020/06/16
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Infektivi pajiset me respiratorë të ri. Manastirliu: Rrisim kapacitetet e shërbimit të terapisë intensive

30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Gjatë marrjes në dorëzim të respiratorëve të rinj ishte e pranishme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo është një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

ADVERTISEMENT

“30 respiratorët që vijnë nga kjo marrëveshje është me të vërtetë një mbështetje më shumë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë. Një pjesë e respiratorëve të cilët sot kanë ardhur, do të jenë për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në këtë spital. Një pjesë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe do të vijojmë të fuqizojmë edhe kapacitetet për sa i përket spitaleve të tjera të cilat ne i kemi cilësuar si spitale Covid”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Manastirliu ka apeluar që qytetarët të respektojnë rregullat e vendosura si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Është shumë e rëndësishme të ruajmë dhe të respektojmë ato masa të thjeshta, në dukje të thjeshta, por që duhet të bëhen pjesë e jetës tonë, që është distancimi fizik, që është ruajtja e higjienës personale, mbajtja patjetër e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik”, tha Manastirliu.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl, Zëvëndës Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier, si dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

“Dua të them që jam shumë i lumtur të shoh që këto respiratorë kanë ardhur në Shqipëri. Kam dëgjuar që këto janë saktësisht pajisjet që ju keni nevojë. Në kohë pandemie solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm”, tha Ambasadori Norvegjez në Shqipëri Jens Erik Grondahl.

ADVERTISEMENT

“Përgëzoj të gjithë ne këtu, sepse pandemitë si këto kanë nevoje për të pasur një qasje të përbashkët. Zvicra ka qenë aktive në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Ne duam vërtet të vazhdojmë të ndihmojmë qeverinë shqiptare dhe të fuqizojmë sektorin shëndetësor”, tha Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier.

Ne duhet të qëndrojmë të gjithë shumë vigjilentë, ne të gjithë kemi përgjegjësi si komunitet ndërkombëtar por çdo qytetar ka përgjegjësitë e veta. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Unë mendoj se duhet të shkojmë përtej solidaritetit, pasi siç e kam thënë askush nuk është i sigurtë, derisa të gjithë të jenë të sigurtë”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Limya Eltayeb.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollarë, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollarë) dhe PNUD 150,000 Dollarë.

Source: Top Channel
Tags: COVID 19koronavirus
Previous Post

“Medi ka vdekur”/ Policia gjermane, letër prindërve të vogëlushes së zhdukur nga viti 2007

Next Post

Ja kush janë 2 të piketuarit e radhës nga OFL që kanë marrë formularin e vetëdeklarimit

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Ja kush janë 2 të piketuarit e radhës nga OFL që kanë marrë formularin e vetëdeklarimit

Ja kush janë 2 të piketuarit e radhës nga OFL që kanë marrë formularin e vetëdeklarimit

COVID-19 prek administratën, ja institucionet me disa raste pozitive, mes tyre Kryeministria

COVID-19 prek administratën, ja institucionet me disa raste pozitive, mes tyre Kryeministria

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA