Infektohet me COVID-19 dhe Imzot George Frendo, ja si është gjendja e tij

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Kisha Katolike në Shqipëri ka njoftuar Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është infektuar me COVID-19. Ai aktualisht është shtruar në spital për shkak të komplikacioneve respiratore.

Njoftimi i Kishës Katolike

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Ditën e djeshme dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë rezultoi pozitiv me COVID-19, ku për shkak të moshës dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese u nis drejt Athinës për një mjekim më të specializuar ku gjendja e tij paraqitet e mirë.

InfoMedia Albania

 

Artikulli paraprak“Për’Puthen”, dy djem pjesëmarrës pezullohen nga emisioni
Artikulli tjetër“Ja çfarë do të ndodhë sonte” Basha lëshon paralajmërimin që nuk pritej