IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Intervistë Ekskluzive | Rrëfehet Zhaklin, blogger-ja e parë e seksit në Shqipëri!

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Intervistë Ekskluzive | Rrëfehet Zhaklin, blogger-ja e parë e seksit në Shqipëri!

Tashmë të gjithë e njohim. Javët e fundit ajo është parë shpesh në ekran duke folur për një temë sa aq të “turpëshme” por edhe të bukur për ne Shqiptarët por nuk është e panjohur për televizionin. E kam fjalën për Zhaklin Lekatarin, vajza e parë shqiptare e cila vendosi të flasi hapur, fare troç mbi seksin nëpërmjet një blogu të titulluar “Tabu.al”, i cili është blogu i vetëm i mirëfilltë shqip ku gjithësekush mund të lexojë mbi artin e të bërit seks dhe çdo gjë që ka lidhje me të.

ADVERTISEMENT

Sëfundmi e kemi parë gjithashtu edhe në programe të ndryshme të platformës Tring si “Sfida Imobilare” teksa jepte idetë e saj për një shtëpi sa më të përshtatëshme sipas klientëve por edhe këtë sezon televiziv në programin “My Living”. Ajo sot ka vendosur të përgjigjet ndaj pyetjeve të IMA rreth seksit por edhe projekteve televizive.

  1. Kush është Zhaklina?

Zhaklin është një grua e re, që tenton të sjellë ndryshimin, që kërkon të fuqizoje vetën dhe të tjerët. Është një njeri që  tashmë di çfarë do dhe e shijon, dhe di çfarë nuk don dhe nuk e toleron.

  1. Pse një blog dedikuar seksit?

Sepse siç thoshte Oscar Wilde: “Çdo gjë në jetë ka të bëjë me seksin, përveç seksit. Seksi është pushtet.”. Në rastin tim, mendoj që edukimi rreth seksit është pushtet. Në ditët e sotme, në epokën ose botën në të cilën jetojmë, çdo gjë, telefona, mobilje, veshje, ushqime, reklamohen nëpërmjet seksit, qëndrimeve sensuale, objektifikimit të gruas seksi, ndërkohë që informacionet e vërteta seksuale, edukative janë minimale. Kjo natyrisht ka pasojat e veta në raportimin e individëve, me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Një blog rreth seksit, që të mësojmë ta celebrojmë atë, e jo ta fshehim si një gjë të pisët.

ADVERTISEMENT

  1. Si lindi ideja?

Në fakt idea lindi ka nevoja personale, ose nga perceptimi personal. Në atë kohë jetoja në Kosovë, një vend ku dhuna verbale dhe paragjykimi, ndaj gruas së pavarur është i egër, i ashpër, ofendues. Mendova në atë kohë që mënyra më e mirë për të fuqizuar veten, gra të tjera, apo individë që mendonin njësoj si unë, ishte kjo. Kanalizimi i eksperiencës time, në një blog, portal, emision, ku informacionet të jenë të vërteta, reale, edukative e fuqizuese.

  1. Çfarë është seksi për ty?

Seksi është gjëja më e bukur qe në njerëzit kemi. Seksi të jep besim ne vete, te tjetri, është një shkëmbim energjish dhe reaksione kimike. Nuk është e thënë që të jesh i dashuruar për të bërë seks, por dhe energjia seksuale nuk duhet ndarë më këdo. E rëndësishme është të respektosh veten, dëshirat e tua dhe të shijosh atë që të pëlqen.

 

  1. Shqiptarët dhe Seksi nën syrin e Zhaklinës?

Shiqptarët janë të kompleksuar, në shumë sektor të jetës së tyre. Rrënjët e këtij kompleksi inferioriteti janë të thella dhe ky nuk është vendi apo momenti i duhur për ta bërë. Marrëdhëniet janë të cunguara, teatrale,  më mangësi në raportim  dhe me tone injorance. Të njohësh veten, të pranosh veten, të kesh veten shokun më të mirë, është hapi i parë drejt një jetë më të mirë dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet.

 

  1. Blogimi për ty një mënyrë për të rritur të ardhurat apo argëtim?

Padyshim të dyja.

  1. Kategoria më e lexuar në blog?

ABC skedari i seksit, ose manuali, pra ajo kategori që përfshin informacione më bazike, që në fakt shumë prej nesh mund të mendojnë që janë kulturë e përgjithshme.

  1. Shpesh jemi skeptik me historitë erotike që portalet publikojnë, a pëlqejnë të ndajnë shqiptarët histori erotike?

Mendoj që shqiptarët kanë qejf dhe dëshirë shumë të madhe për t’u shprehur dhe janë gjithashtu shumë kurioz. Duke u lidhur me atë që thashë më përpara, komplekset e shumta e cungojnë në përgjithësi jetën shoqërore të shqiptarëve, prandaj dhe janë shumë të dashura për të gjithë këto lloj letrash erotike.

 

  1. Ju jeni gjithashtu edhe pjesë e ekranit, si ka ecur projekti në Tring?

Momentalisht unë jam e angazhuar në programin MY LIVING që transmetohet në platformën TRING gjithashtu dhe në Vizion Plus. Projekti ka ecur shumë mirë, është program që i dedikohet stilit të jetës në 260 gradë dhe të jep mundësi të shumta kontaktesh, pasionesh, udhëtimesh e kshu me rradhë.

  1. Televizion apo Web, kush është për ty më i suksesshmi?

WEB, padyshim WEB. Unë mendoj që e ardhmja është aty dhe që të dyja këto gjini shumë shpejt do të shkrihen në një të vetme. Televizioni padyshim, ka bukurinë dhe sharmin e tij, por web-i është praktik, i drejtëpërdrejtë, i shpejtë dhe pragmatik.

 

  1. Duke qënë se tashmë moderimin e ke pjesë tënden, do të pranoje të drejtoje një format dedikuar seksit në median shqiptare edhe pse do të ishte “tabu”?

Po patjetër që do pranoja, në fakt TABU ekziston në letër dhe si program TV dhe si radiofonik. Ishte dështimi në këto dy projekte që solli TABU BLOG, pikërisht qe kjo ide, që bluaj dhe për të cilën punoj prej të paktën 4/5 vitesh të mos vdiste apo të mos harrohej.

  1. Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?

Në fakt projektet janë të shumta. Në lidhje me TABU shumë shpejt do të ketë video të dedikuara dhe më sqaruese për tematika mbi të cilt ka shumë pyetje dhe kërkesa. Më pas dëshira më e madhe është që TABU të jetësohet si projekt TV ose më vetë ose në kuadër të një tjetër programi. Do të fillojnë TABU NIGHTS, netët për të folur me komunitetin. Shumë shpejt do të jem dhe në Radio, dhe presim ftesa të reja në Janar kur do të fillojë dhe sezoni i dimrit.

 

  1. Personazhi yt i preferuar i ekranit?

Nuk mund te zgjedh një, nuk jam njeri i kategorive. Më pëlqejnë shumë personazhe për arsye të ndryshme.Por nëse do më duhej të përmendja dikë, vlerësoj shumë Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, ndonëse nuk i njoh personalisht.

 

Intervista & Grafika: J. Kasaj
Ekskluzive e IMAlbania.com  | Ndalohet kopjimi i materialeve pa autorizimin e redaksisë.

Tags: PersonazhSeksSeksiTabu.alzhaklinZhaklin Lekatari
Previous Post

Seriali i ri i Tring do na bëjë të gjithëve të “ngulemi” para ekranit

Next Post

“Nuk jap intervistë!” Revista Time përgënjeshtron presidentin Trump

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Nuk jap intervistë!” Revista Time përgënjeshtron presidentin Trump

“Nuk jap intervistë!” Revista Time përgënjeshtron presidentin Trump

Analizë / Ndalimi Twitter-it në Bundestag? Ky duhet të jetë vetëm fillimi

Analizë / Ndalimi Twitter-it në Bundestag? Ky duhet të jetë vetëm fillimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA