IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ishte i infektuar me COVID-19. Vdes Nehat Kulla, i vuri vetes nofkën “Gjenerali”

by Niko Lako
2020/06/16
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Ishte i infektuar me COVID-19. Vdes Nehat Kulla, i vuri vetes nofkën “Gjenerali”

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur ndryshe edhe si “gjenerali”.

ADVERTISEMENT

Mësohet se Nehat Kulla ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

Mësohet se mbrëmjen e 15 qershorit, i shoqëruar nga familjarët Nehat Kulla është paraqitur në urgjencën e Senatoriumit në gjëndje të rënduar dhe vështirësi serioze në frymëmarrje.

Pasi i është bërë skaneri i mushkërive ka rezultuar se ishte me pneumoni bilaterale grada e fundit. Më pas atij iu mor tamponi dhe ka rezultuar pozitiv me COVID -19.

Nehat Kulla ka refuzuar shtrimin dhe është kthyer në shtëpinë e tij ku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Edhe vëllai i tij humbi jetën para një muajipo me COVID-19

ADVERTISEMENT

Në korrik 2019 Kulla doli nga burgu pasi kishte përfunduar dënimin me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Ai u bë i njohur në vitet 1997-1998 në Tiranë pasi drejtonte bandën me emrin e tij.

Kulla ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ndërsa një muaj më parë kishte humbur të vëllanë të infektuar me COVID-19

“Gjenerali” – Në dhjetor të vitit 1996 ishte dënuar me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij.

Në 1997 Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, mbanin repartin e xhenios nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Prokuroria kërkoi dënimin dhe për vrasjen e Fatmir Thaçit por u lirua nga gjykata.

Në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.

Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata. Denim qe e vuajti deri ne 2019.

Source: Ora News
Tags: COVID 19koronavirusnehat kulla
Previous Post

Gjykata e dënoi për shpifje, reagon Tabaku: Vendim politik, e njohur botërisht afera korruptive tek Unaza

Next Post

Bashkia e Tiranës rrit taksat, bizneset do të paguajnë fatura deri në 64% më shtrenjtë

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Bashkia e Tiranës rrit taksat, bizneset do të paguajnë fatura deri në 64% më shtrenjtë

Bashkia e Tiranës rrit taksat, bizneset do të paguajnë fatura deri në 64% më shtrenjtë

Delinda Disha: Covid-19 është mashtrim i madh për të përhapur panik

Delinda Disha: Covid-19 është mashtrim i madh për të përhapur panik

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA