Daljet e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare në ekranin e televizionit shqiptar janë shumë të pakta dhe mjaft të rezervuara, kjo ndoshta edhe për shkak të largësisë së tij të vendbanimit në Francë.
I kandiduari për Çmimin Nobel, do të vijë mbrëmjen e sotme në studion e Eni Vasilit në News 24 për të rrëfyer momentet e tij mbresëlënëse por gjithashtu edhe për të shprehur opinionin e tij për situatën e zhvillimeve politike në vendin tonë dhe rajon.
Intervista ekskluzive e Ismail Kadare për “Studio e Hapur” do të nisi transmetimin në orën 21:00./IMA/