Ja kush do të jetë i ftuari i parë i sezonit të dytë të “Xing me Ermalin”

Ardhja e muajit shtator shënon edhe fillimin e  sezonit të ri televiziv si dhe nisjen e transmetimit të programeve të shumëpritura.

Prej 9 shtatorit, në televizionin ‘Klan’ rifillon transmetimin  emisioni ‘Xing me Ermalin’ dhe ‘Xing.al’ ka mësuar se i ftuari i parë për këtë sezon, do të jetë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri do të jetë përballë moderatorit Ermal Mamaqi për t’u pyetur prej tij si dhe për të krijuar situata komike, ndërsa siç është traditë e emisionit, në studio do të bëhen edhe pyetje të përzgjedhura nga komentuesit në faqen në Facebook të Ermal Mamaqit.