IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Janë në vijën e parë të betejës”, Shoqata e Gazetarëve Europian thirrje qeverisë: Të krijohen paketa lehtësuese për median, s’mund të braktiset në këtë moment delikat

by Niko Lako
2020/04/02
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
“Janë në vijën e parë të betejës”, Shoqata e Gazetarëve Europian thirrje qeverisë: Të krijohen paketa lehtësuese për median, s’mund të braktiset në këtë moment delikat

Në një kohë kur vendi ynë po përballet ashtu si dhe shtetet e tjera të botës, me pandeminë e COVID-19, Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar vjen me një letër të hapur drejtuar qeverisë, ku apelon që në paketat lehtësuese ekonomike të përfshihen dhe mediat. Përfshi këtu mediat kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

ADVERTISEMENT

Në letrën e Shoqatës së Gazetarëve Europian, thuhet se një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë nisur me shkarkime të stafeve dhe përgjysmin të pagave, për shkak të situatës financarie.

“Duke parë këtë situatë që sa vjen e po përkeqësohet, dhe duke e konsideruar median si shumë të rëndësishme për demokracinë e një vendi, J’u apelojmë që të ndikoni sa më shpejt të jetë e mundur, në krijimin e një pakete lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.”, thuhet në letër./BalkanWeb

ADVERTISEMENT

LETRA E SHOQATËS SË GAZETARËVE EUROPIAN:
Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, Letër e hapur drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta,
Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama,
Ministrja e Financave edhe Ekonomisë zonjës. Anila Denaj
Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi
Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha,
Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjës. Yuri Kim,
Ambasadores së Suedisë zonjës. Elsa Hastad,
Përfaqësueses së Këshillit të Europës zonjës. Jutta Gutzkoë,
Ambasadorit të Bashkimin Europian z. Luigi Soreca,
Ambasadori të OSBE z. Bernd Borchard,
Shumica e shteteve të Botës përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë aplikuar masa të forta për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si karantimi dhe kufizimet e të gjitha aktiviteteve publike dhe atyre private. Masa këto të nevojshme, sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Vlerësimet tona maksimale, shkojnë për të gjitha stafet mjekësore të të gjitha spitaleve në vend, që janë në vijën e parë të betejës, për Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë, për angazhimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme.
Një fenomen që po ndihet përditë e më shumë pas bllokimit të nevojshëm të shumicës së aktiviteteve, është frenimi ekonomik me efekte sociale. Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në veçanti në media, televizione, gazeta dhe agjensi lajmesh online.
Rezulton se një numër i konsiderueshëm televizionesh dhe gazetash përfshirë edhe ato online, kanë filluar me shkurtime në stafet respektive, largime nga puna për shkak të situatës së krijuar dhe përgjysmime të pagës pa paralajmërim, duke e argumentuar me problemet financiare. E gjitha kjo në një periudhë ku pjesa dërrmuese e gazetarëve janë angazhuar më shumë se dje në raportimin e gjendjes. Gazetarët, janë në vijë të parë të raportimit, duke rrezikuar jo pak edhe jetën e tyre, për të përmbushur misionin dinjitoz, atë të informimit të qytetarëve në shërbim të interesit publik.
Duke parë këtë situatë që sa vjen e po përkeqësohet, dhe duke e konsideruar median si shumë të rëndësishme për demokracinë e një vendi, J’u apelojmë që të ndikoni sa më shpejt të jetë e mundur, në krijimin e një pakete lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.
Propozimet konkrete mund të hartohen pas diskutimesh me përfaqësuesit e mediave të vendit, që në mendimin tonë duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lejuar përkeqësimin e situatës dhe përkeqësimin e cilësisë së informimit publik.
Disa modele ku kjo paketë e mundëshme mund të bazohet, janë masat e marra nga Spanja ose Greqia.

Në këtë proçes, mund të përfshihen edhe institucione të tjera me ekspertizë konkrete si AMA(Autoriteti i Mediave Audiovizive) apo ente të tjera.
Media dhe gazetarët, janë një nga elementët më të rëndësishëm për demokracinë, dhe nuk mund të braktisen në këtë moment tejet delikat të historisë së vendit.
Duke Ju falenderuar për vëmendjen, besojmë dhe shpresojmë shumë në ndihmën tuaj.

Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë!

Tags: koronavirusi ne shqiperimediat ne shqiperiShoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë
Previous Post

“Xhaxhai mashtronte me emrin e saj duke premtuar viza”/ Reagon këngëtarja Greta Koçi: Lidhjet familjare s’i diktojmë ne, nuk mbaj përgjegjësi

Next Post

Tring Comedy ndryshon emër dhe programacion

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Tring Comedy ndryshon emër dhe programacion

Tring Comedy ndryshon emër dhe programacion

Shahini sqaron maturantët: Provimet kombëtare do të zhvillohen

Shahini sqaron maturantët: Provimet kombëtare do të zhvillohen

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA