Shumë shpejt kanalet free të Mediaset free do të zbarkojnë në platformën Sky Italia.
Të gjithë abonentët e platformës satelitore Sky do të kenë mundësinë të ndjekin kanalet tradicionale dhe ato të digjitalit tokësor të Mediaset.
Pas Canale 5, në platformën satelitore do të shtohen edhe kanalet e tjera në frekuencën e satelitit HotBird 13° Est, Italia 1 (SD dhe HD), Rete 4 (SD dhe HD) dhe kanalet tematikë 20 Mediaset (SD dhe HD) Iris, La5, Focus, Mediaset Italia Due, Mediaset Extra, Top Crime.