IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Stop”-it i bllokuan videon në YouTube, Saimir Kodra: Emrat e tyre i nxorët vetë

by IMA Redaksia
2018/11/27
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
“Stop”-it i bllokuan videon në YouTube, Saimir Kodra: Emrat e tyre i nxorët vetë

Stafi i emisionit “Stop” i është drejtuar me shkresa të veçanta zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, AISM dhe DSIK për disa nga çështjet e ngritura në emisionet e ditëve të fundit.

ADVERTISEMENT

https://youtu.be/gDfK416zO5U

 

Saimir Kodra: Para ca ditësh transmetuam dekonspirimin e emrave që kishte bërë vetë AISM-ja, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes me DSIK-ja që jepte certifikata sigurie. Na kanë bllokuar në YouTube pamjet e emisionit që kemi transmetuar, se me demek paskemi nxjerrë ne emrat e tyre. Emrat e tyre i nxorët vetë dhe ju mund të bllokoni në daç Youtube, e në daç sondën në Mars, ato emra do t’i bëj publike sa herë të më dojë kokrra e qejfit, sepse i keni nxjerrë vetë ju. Megjithatë, për këtë arsye ju drejtuam shkresërisht Ministrisë së Mbrojtjes, që ç’masa keni marrë për ata që kanë dekonspiruar emrat; vetë AISM-së, ore vetë ju atje çfarë keni bërë? DSIK-së, keni dhënë apo nuk keni dhënë certifikata sigurie për këta punonjës, për firmën? Dhe tjetra, shkresë KLD-së dhe Presidentit Ilir Meta për çështjen e gjyqtarit Guximtar Bocit.

Gazetari i “Stop” tha se emisioni i është drejtuar me një shkresë zyrtare ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Kolonel Bardhyl Kollçakut dhe Agjencisë Inteligjente të Sigurisë dhe Mbrojtës, ku e pyesim se pse drejtori i përgjithshëm i AISM-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj, nuk ka përmbushur kriteret ligjore dhe është emëruar në këtë post? Pse Kompania “Kola Invest SH.P.K.”, ka kryer rikonstruksionin e AISM-së pa u pajisur me certifikatë të sigurisë industriale, kjo dhe punonjësit e saj? Pse punonjësit e punësuar në agjencinë e Inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie në kohën që janë punësuar në këtë institucion dhe pse AISM ka nxjerrë dhe ka publikuar emrat dhe strukturat e punonjësve të saj duke qenë se ligji e ndalon këtë si sekret shtetëror dhe çfarë masash do të marrë Ministria e Mbrojtjes për këto shkelje që ka bërë AISM?

Për të njëjtën problematikë emisioni “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, si kreu i Forcave të armatosura.

Për problematikën e trajtuar në emisionin “Stop” për Agjencinë e Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes, “Stop” i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një drejtori e varur nga kryeministria, ku e pyet këtë të fundit se pse kompania “Kola Invest SH.P.K.”, e cila ka kryer rikonstruksionin e godinës AISM, nuk ka qenë e pajisur me certifikatë sigurie industriale?

ADVERTISEMENT

Po kështu redaksia kërkoi një qëndrim zyrtar nga KLD, për rastin e hetimit të Guximtar Bocit, i cili u regjistrua duke kërkuar favore seksuale nga një grua, për të ndikuar në procesin e saj.

Pas pezullimit që bëri grupi i inspektimit të KLD, drejtuar nga anëtare Z. Gerd Hoxha, për çështjen e Zotit Boci, duke pretenduar se nuk është verifikuar nga prokuroria apo nga gjykata, apo edhe nga organe të tjera kompetente siç është policia shkencore, autenticiteti i zërit dhe audiopërgjimit që u publikua në emisionin “Stop” në atë kohë, emisioni “Stop” i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku e pyet se pse ky grup i KLD nuk ka bërë vetë verifikimin për të zbardhur këtë çështje, pasi ligji për KLD e parashikon edhe këtë pikë./tvklan.al

Tags: Saimir KodraStopTelevizioni KlanTv Klan
Previous Post

Kanalet e Mediaset i shtohen platformës Sky Italia

Next Post

Nis numërimi mbrapsht për A2 News… Ja disa nga emrat e njohur që i bashkohen televizionit!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Nis numërimi mbrapsht për A2 News… Ja disa nga emrat e njohur që i bashkohen televizionit!

Nis numërimi mbrapsht për A2 News... Ja disa nga emrat e njohur që i bashkohen televizionit!

Vikena Kamenica tërhiqet nga gara në Festivalin e 57-të të Këngës së RTSH

Vikena Kamenica tërhiqet nga gara në Festivalin e 57-të të Këngës së RTSH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA