Projekti i ardhshëm kinematografik që sheh në rolin e protagonistit aktorin e njohur Keanu Reeves, pas filmit të shumë pritur John Wick 2 që është në fazën e post-produksionit, është një thriller fantashkencor me titull Replicas.
Historia flet për jetën e një shkencëtari (Reeves) i cili pasi vrau aksidentalisht familjen e tij në një aksident automobilistik fillon të ndihet në faj dhe do të përpiqet të bëjë të pamundurën për t’i rikthyer në jetë.
Skenari i Replicas është shkruar nga Chad St. John. Aktorja Alice Eve është pjesë e cast-it në rolin e bashkëshortes së Reeves ndërsa Thomas Middleditch, i saponominuar për një çmim Emmy në serialin Silicon Valley, do të ketë një rol në film por që ende nuk është caktuar. Regjia e Replicas i është besuar Jeffrey Nachmanoff, autor i Traitor.