IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurrencës: Shtrenjtimi i paketave 30 ditore ishte marrëveshje e ndaluar

by IMA Redaksia
2020/10/13
in MOBILE
Reading Time: 2 mins read
A A
Kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurrencës: Shtrenjtimi i paketave 30 ditore ishte marrëveshje e ndaluar

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur pa masa ndëshkuese hetimin e thelluar në tregun e telefonisë celulare.

ADVERTISEMENT

Hetimi u hap në shkurt të këtij viti, pasi të tre operatorët celularë rritën brenda një periudhe të shkurtër çmimin e paketave 30-ditore dhe vlerën minimale të rimbushjeve për përdoruesit me parapagesë.

Nga hetimi i thelluar, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se veprimet e mësipërme përbëjnë sjellje të bashkërenduar, sipas parashikimeve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Autoriteti është referuar në vendim te neni 4 i ligjit, që përkufizon marrëveshjet e ndaluara dhe përcakton se “ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.

Pavarësisht nga kjo, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka vendosur masa ndëshkuese, por ka preferuar të përdorë si mekanizëm rregullues marrjen e angazhimeve me shkrim nga tre ndërmarrjet që veprojnë në tregun e komunikimeve celulare.
Angazhimet e ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom, të miratuara nga Autoriteti i Konkurrencës, kanë në fokus të përbashkët transparencën ndaj konsumatorëve dhe institucioneve mbikëqyrëse, paketa me çmime të përballueshme për përdoruesit me të ardhura më të ulëta dhe ofrim i një kapaciteti më të madh të internetit nga rrjetet celulare.

ADVERTISEMENT

Në periudhën kohore 30 Janar – 11 Shkurt 2020, të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30-ditore me parapagesë, me një rritje çmimi prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje, nga 100 në 200 lekë.

Më datë 14 shkurt, Autoriteti i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së përkohshme për ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë. Operatorët e respektuan vendimin, duke i tërhequr paketat e reja. Zbatimi i masave të përkohshme mund të jetë marrë parasysh nga Komisioni i Konkurrencës në vendimin final të hetimit për të mos aplikuar gjobë ndaj tre ndërmarrjeve, pavarësisht konstatimit të ekzistencës së një sjelljeje të bashkërenduar.

Source: MONITOR.AL
Previous Post

Apple prezanton Iphone 12, gjigandi i smartphone-ëve vjen me mburojë qeramike dhe suportin për 5G,

Next Post

Hapet “TUMO Tirana”, Veliaj: Do të jetë histori suksesi

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
Hapet “TUMO Tirana”, Veliaj: Do të jetë histori suksesi

Hapet “TUMO Tirana”, Veliaj: Do të jetë histori suksesi

Seriali “Kampioni im” me Tolgahan Sayisman vjen së shpejti në Tv Klan

Seriali “Kampioni im” me Tolgahan Sayisman vjen së shpejti në Tv Klan

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA