“Komuna e Parisit” rikthehet në Top Channel

Besojmë se e mbani mend “Komuna e Parisit” serialin sit-com të para shumë viteve në ekranin e Top Channel që çdo të mërkurë mbushte mbrëmjet e shqiptarëve. Me një sukses të padiskutueshëm, këto ditë festash Top Channel duke filluar nga e mërkura (28/12/16) do ta rikthejë sërish në ekran.

Komuna e Parisit është një serial komik shqiptar, prodhim i Top Channel, me regji të Altin Bashës dhe skenar të Erand Sojlit. Seriali tregon për jetën plot rastësi, humor dhe dramë, të një grupi studentësh që jetojnë në lagjen “Komuna e Parisit”.

Me pjesëmarrjen e aktorëve Esela Pysqyli, Driada Metoshi, Erjola Meta, Lulzim Zeqja, Florian Agalliu, Xhejni Fama, Elvis Pupës dhe Romir Zallës seriali do të transmetohet duke filluar në orën 12:15 të mesditës.

/www.imalbania.com/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.