IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shuhet në moshën 68-vjeçare aktori Bujar Lako

by IMA Redaksia
2016/12/26
in Kinema
Reading Time: 2 mins read
A A
Shuhet në moshën 68-vjeçare aktori Bujar Lako
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT

Shuhet në moshën 68-vjeçare aktori i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit, Bujar Lako. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, mëngjesin e së hënës, pas një ataku në zemer.

Karrierën e filloi fill pas studimeve të larta, në vitin 1973 si aktor në Teatrin Kombëtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe pjesëmarrja në filmat “Përballimi” dhe “Në fillim të verës” do e katapultonte në produksione më të mëdha kinemaje si “Gjeneral Gramafoni”, në rolin e Halit Beratit, “Balle për ballë” në rolin e Mijo Bermenës, “Gurët e shtëpisë time” në rolin e Tenente Morucit dhe produksionet më të fundit ku mori pjesë ishte prodhimi i vitit 2003 “Lule të kuqe, lule të zeza”, ku luajti përkrah të tjerë emrave si Kastriot Çaushi, Vasjan Lami, Petrit Malaj, Mevlan Shanaj etj. Gjithashtu, edhe “Magic Eye”, ku shfaqet përkrah Timo Fllokos, Alban Ukajt dhe Arta Dobroshit.

Në teatër ka interpretuar një sërë rolesh në vepra si “Vdekja e një komisioneri”, “Ditë vere”, “Ariu”, “Monserati” etj.

Gjatë karrierës së tij, Bujar Lako është mirëpritur gjithnjë nga publiku, por edhe kritika e cila e ka vlerësuar edhe me çmime. I pari për të ishte në vitin 1979, ku ngriti kupën e aktorit më të mirë të festivalit të filmit për rolin e tij në filmin “Gjeneral Gramafoni” dhe në vitin 2005 do të fitonte titullin “Palma e Artë”, me filmin “Magic Eye” të Kujtim Çashkut, që përbën edhe çmimin më të madh marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A për filmin.

Titujt që mban mbi vete janë urdhëri “Naim Frashëri”, klasi i parë në vitin 1982, “Artist i merituar” në vitin 1985 dhe “Nderi i kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2013.

InfoMedia Albania shpreh ngushellimet e perzemerta per familjen Lako dhe koleget e tij!

Source: TCH
Tags: Bujar Lako
Previous Post

Kartolina festive e Vizion Plus | VIDEO

Next Post

“Komuna e Parisit” rikthehet në Top Channel

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
“Komuna e Parisit” rikthehet në Top Channel

"Komuna e Parisit" rikthehet në Top Channel

Game of Thrones, The Walking Dead dhe Westworld serialet më të shkarkuara të 2016-ës

Game of Thrones, The Walking Dead dhe Westworld serialet më të shkarkuara të 2016-ës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA