IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Koronavirusi mund të kthehet në një katastrofë për gratë në të gjithë botën

by IMA Redaksia
2020/04/29
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Koronavirusi mund të kthehet në një katastrofë për gratë në të gjithë botën

Një raport i publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara parashikon një rritje të dhunës ndaj grave, shtatzënive të padëshiruara apo martesave të fëmijëve.

ADVERTISEMENT

Pandemia e koronavirusit do të ketë një “ndikim katastrofik” tek gratë dhe vajzat, duke rritur rastet e dhunës në familje dhe duke rezultuar në miliona shtatzëni të padëshiruara, gjymtime të organeve gjenitale të grave dhe martesa të fëmijëve, u tha nga Kombet e Bashkuara të martën.

Paralajmërimet shqetësuese bazohen në një analizë të Fondit të Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë – agjensi e Kombeve të Bashkuara mbi shëndetin seksual dhe atë ripordhues – i cili parashikon që pandemia do të ketë një “ndikim të tmerrshëm” në shëndetin e grave.

Gjithashtu, parashikohen rreth 15 milion raste të dhunës në familje në të gjithë botën për çdo tre muaj izolimi.

“Këto të dhëna të reja tregojnë ndikimin katastrofik që COVID-19 së shpejti mund të ketë te gratë dhe vajzat globalisht,” tha Natalia Kanem, drejtoresha ekzekutive e agjencisë. “Pandemia është duke thelluar pabarazitë dhe me miliona vajza dhe gra tani rrezikojnë të humbasin aftësinë për të planifikuar familjet e tyre, për të mbrojtur trupat dhe shëndetin e tyre.”

Agjensia tha se pandemia po nxit dhunën në familje pasi ka mbyllur brenda shtëpisë gratë dhe fëmijët bashkë me abuzuesit e tyre, “teksa familjet përjetojnë faktorë stresantë siç janë pasiguritë ekonomike”.

Ndikimi i saj tashmë po vihej re në rritjen e rasteve, sulmeve dhe thirrjeve për ndihmë në linjat e këshillimit, të regjistruara në të gjithë botën, nga Kina në Britani të Madhe, Francë në Ukrainë.

Në SH.B.A., departamentet e policisë në të gjithë vendin kanë raportuar një rritje të thirrjeve për të denoncuar dhunën gjatë izolimit. Linja Kombëtare për Dhunën në Familje ka marrë mijëra telefonata duke përmendur COVID-19 si një aspekt të abuzimit të tyre, ku abuzuesit ua ndalonin viktimave aksesin në dizinfektant apo dush apo teksa ata gënjenin për kufizimet ndaj koronavirusit si formë pët t’i penguar gratë të largoheshin nga shtëpia.

Një studim zbuloi se dhuna në familje në Brazil u rrit më shumë se 430 përqind ndërmjet muajit shkurt dhe prill, sipas nismës “Spotlight” të Kombeve të Bashkuara, ndërsa në Angli, Policia Metropolitane e Londrës tha se thirrjet në lidhje me dhunën në familje ishin rritur me rreth një e treta gjatë bllokimit.

Në Siri, punonjësit socialë thonë se izolimet kanë nxitur një rritje të qartë të dhunës; një punonjëse sociale në një agjenci partnere të Kombeve të Bashkuara, tha që ajo kishte qenë dëshmitare e një sulmi të tillë vetë.

“Pashë një grua duke u rrahur nga burri i saj gjatë orareve të kufizimit, pasi burri humbi punën e tij dhe gruaja nuk ishte në gjendje të kontrollonte nëntë fëmijët e tyre,” tha Ghadeer Mohammed Ibrahim Qara Bulad, drejtor i Projektit të Zhvillimit të Grave në Shoqatën Islamike të Bamirësisë në Homs.

ADVERTISEMENT

“Një grua më tha që është e ekspozuar çdo ditë ndaj dhunës nga burri i saj, pasi humbi punën.”

Ndërprerjet e shkaktuara nga pandemia do të kenë një ndikim katastrofik në planifikimin e familjes, si dhe në përpjekjet për të parandaluar gjymtimin gjenital të grave dhe martesën e fëmijëve.

Raporti parashikon që deri në 44 milion gra në 114 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk do të jenë në gjendje të përdorin kontraceptivë gjatë izolimit, duke rezultuar potencialisht në miliona shtatzëni të padëshiruara.

Pandemia gjithashtu pritej të pasohet në miliona raste të martesës së fëmijëve – 13 milion gjatë dekadës së ardhshme – për shkak të ndërprerjes së programeve të parandalimit dhe rritjes së vështirësive ekonomike të shkaktuara nga kriza. Varfëria është shtysë kryesore për martesën e fëmijëve, shpjegon raporti, sepse familjet i martojnë vajzat gjatë kohërave të vështira me besimin se ata po lehtësojnë kështu barrën ekonomike për familjen.

Gjatë dekadës së ardhshme, ndërprerjet në përpjekjet parandaluese mendohet se do të çojnë në 2 milion vajza të gjymtuara në organet gjenitale, çka do të ishte parandaluar, tha Kanem.

Rritja e dhunës në familje ka bërë që disa qeveri të përfshijnë programet e ndihmës urgjente për gratë në marrëdhënie abuzive, si pjesë e përgjigjes së tyre ndaj koronavirusit. Në Francë, qeveria ka vendosur gra në hotele, ka hapur qendra këshillimi dhe ka krijuar një kod për të raportuar në mënyrë të fshehtë abuzimet në të gjithë vendin përmes farmacive.

Në Mbretërinë e Bashkuar, deputetët kërkuan nga Qeveria një plan urgjent veprimi për këtë çështje të hënën, duke përfshirë një garanci për strehim të sigurt për këdo që ka nevojë të largohet nga shtëpia gjatë izolimit për shkak të abuzimit. Studiuesit në “Projektin e Numërimit të Grave të Vdekura” thanë që 14 gra dhe dy fëmijë ishin vrarë në tre javët e para të izolimit në Britani për një periudhë tre-javore.

Nga Entenela Ndrevataj

Foto: Bilal Hussein
Burimi: Vice News/ Autori: Tim Hume

Source: citizens-channel.com
Previous Post

Facebook do tu japë mundësi krijuesve të tarifojnë për transmetimet live

Next Post

“E ndiqte edhe në shkollë”, rrëfehet nëna e vajzës që ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme me të, e kam parë me sytë e mi

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
“E ndiqte edhe në shkollë”, rrëfehet nëna e vajzës që ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme me të, e kam parë me sytë e mi

“E ndiqte edhe në shkollë”, rrëfehet nëna e vajzës që ngacmonte 73-vjeçari: Ka bërë akte të turpshme me të, e kam parë me sytë e mi

Po priste radhën në bankë, vdes 70-vjeçari në Elbasan. Një tjetër person gjendet i vetëvarur

Po priste radhën në bankë, vdes 70-vjeçari në Elbasan. Një tjetër person gjendet i vetëvarur

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA