Pas kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili njoftoi se është pozitiv ndaj COVID-19, ditën e sotme kanë rezultuar me koronavirus dhe dy deputetë.
Ralf Gjoni, deputet i Kuvendit të Shqipërisë përmes një statusi njoftoi se ka dalë pozitiv, ndërkohë dhe një deputet tjetër është raportuar se ka dalë me virusin Sars Covid 2, Enver Roshi.
Ndërkohë mësohet se kuvendi ka marrë masat urgjente ku përveç dezifenktivimit të ambienteve, ka vendosur që të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve. Nisur, nga kjo Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të mos i pezullojë seancat plenare të planifikuara, në vazhdim./InfoMediaAlbania/