Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, prangoset 37 vjeçari nga Fieri

Në Fier është vënë në pranga një 37-vjeçar pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuara disa fidanë kanabis.

Njoftohet se në pranga është vënë Y. Sh., banues në Kurjan, Roskovec ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij D.Sh., 39 vjeç. Policia e ka zbuluar rastin gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.