IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Kush e solli Doruntinën” rikthen Margarita Xhepën

by IMA Redaksia
2015/12/18
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
“Kush e solli Doruntinën” rikthen Margarita Xhepën

Laert Vasili ngjit në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës veprën e Kadaresë 

ADVERTISEMENT

Laert Vasili këtë herë ka lënë antikitetin grek, dhe ka vendosur të hulumtojë folklorin shqiptar. Pas tragjedisë “Elektra” të Sofokliut që e ngjiti një vit më parë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ai ka zgjedhur sërish këtë teatër për të ngjitur në skenë një nga veprat më të mira të dramaturgjisë sonë. “Kush e solli Doruntinën”, vepra e Ismail Kadaresë, e konsideruar si një nga kryeveprat e letërsisë sonë, do të vijë nën dramatizimin dhe regjinë e Laert Vasilit këtë fundjavë në skenën e këtij teatri me një kast të zgjedhur aktorësh. Margarita Xhepa i rikthehet rolit të zonjës Mëmë në këtë vepër, pas interpretimit që i ka bërë në skenën e Teatrit Kombëtar vite më parë nën regjinë e Pirro Manit. Në këtë vepër rikthehet në skenë pas angazhimeve që pati një vit më parë në skenën e Teatrit Kombëtar tek komedia “Djemtë gazmorë”, aktori Viktor Zhusti. Një tjetër aktor që rikthehet në skenë pas një mungese të gjatë është Bujar Lako. Në role të tjera në këtë vepër interpretojnë aktorët Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama. Kostumografia i është besuar Stela Laknorit, ndërsa violina që do të shoqërojë shfaqjen është e Ambra Marjanakut. Regjisori Vasili ka kohë që po punon mbi dramatizimin e veprës së Kadaresë, për ta sjellë në teatër nën një koncept të ri regjisorial. Duke e quajtur thellësisht klasike dhe një vepër me një forcë të madhe karakteresh, regjisori Vasili është treguar i kujdesshëm dhe në zgjedhjen e personazheve. Prej shekujsh ballkanasit bëjnë pyetjen; Kush e solli Doruntinën? Të gjithë e duan për vete këtë femër dhe vëllain e saj: grekët, sllavët, shqiptarët. Romani ka në qendër një personazh që ringjallet. Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se ç’mundim a mision e kthen atë në këtë botë. Më e rëndësishme është se si u ringjall ai, me ç’fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me një Krisht? Kostandini është cilësuar si figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Kostandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut që në mesjetë. Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që me ardhjen e osmanëve, janë më të aftët për të ruajtur të gjallë një legjendë të tillë, duke ndier se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Kostandinin që vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes. Pak shkrimtarë shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por Kadareja e ka përdorur herët, qysh më 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para të “Muzgut të perëndive të stepës”. Pasi ishte shfaqur fare shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shterur mundësitë, mori përmasën e vet romaneske me “Kush e solli Doruntinën”.

ADVERTISEMENT

Marre nga Shqip

Tags: Margarita XhepaPersonazhTeater
Previous Post

Largohet nga puna drejtori kryesor i Top Channel?!

Next Post

Emrat që thuhet se do të zëvendësojnë drejtorat e larguar të Top Channel

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Emrat që thuhet se do të zëvendësojnë drejtorat e larguar të Top Channel

Emrat që thuhet se do të zëvendësojnë drejtorat e larguar të Top Channel

Dixhitalizimi, zbardhet një tjetër kontratë e dyshimtë e RTSH

Dixhitalizimi, zbardhet një tjetër kontratë e dyshimtë e RTSH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA