IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Letra e ndjerë e Viktor Zhustit për Robert Ndrenikën: Kemi 1 vit pa u takuar “baba”

by IMA Redaksia
2021/01/02
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Letra e ndjerë e Viktor Zhustit për Robert Ndrenikën: Kemi 1 vit pa u takuar “baba”

Aktori i madh i skenës shqiptare, Viktor Zhusti ka bërë një urim të ndjerë për kolegun e tij dhe “babain” në rol, aktorin Robert Ndrenika.

ADVERTISEMENT

Përmes një shkrimi në Facebook, Viktor Zhusti i drejtohet si vëlla Robert Ndrenikës, ku i shpreh urimet për Vitin e Ri 2021.

Në një shkrim që të mbërthen nga emocionet, Zhusti kujton kohët kur luanin së bashku në skenë me Robert Ndrenikën, gjithmonë në rolet e babait dhe të birit.

Aktori ndjen mungesën e kolegut Robert Ndrenika, kur thotë se ka mbi 1 vit që nuk është takuar me të, e shpreh dëshirën që ky vit i ri të jetë më i gëzueshëm.

URIMI NË FACEBOOK I AKTORIT VIKTOR ZHUSTI:

ADVERTISEMENT

Urime për Vitin e Ri 2021.

( Sivëllait dhe kolegut fisnik ROBERT NDRENIKA )

Robert i dashur !

Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje dhe për Bajram dhe për ditlindje dhe për ndonjë festë tjetër. Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pëlqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin…

Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, së bashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mirë e di dhe ti, kjo “dreq raca jonë”, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse “guxon” të harrosh pa përmendur qoftë dhe njërin prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky “mëkat i ububushëm”, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshihet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh… Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonëse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm.

I miri Bertuç ! I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njëri-tjetrit. Ka rastisur që dhe ta kemi mërzitur njëri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njëri-tjetrit.

Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh…) e megjithë këtë diferencë të vogël, çdoherë, në skenë t’i luaje “babanë e dhimbshëm”, unë “djalin plangprishës”, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën “ e grek-o”, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.

Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s’më vjen për mbarë të them “na ndau”) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuancë humori e gjallërie, pasi edhe pse “bir plangprishës”, më shqetëson shëndeti jot, “baba”…

S’ka pse nxitohemi dhe as të mërzitemi se u lodh duke na pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë… Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek “Thëniet filozofike”, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) “S’ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo vonë, do të ndodhë” !

Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 ta kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqen herë pas here, re të zeza…

Source: tvklan.al
Previous Post

Nga dashuria, karriera dhe familja, Luana i përgjigjet Luanës në një intervistë si asnjëherë më parë

Next Post

Gjendet trupi i pajetë i një personi në “Urën e Fajancës”, dyshohet se i përket punonjësit të Shërbimeve Publike

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Gjendet trupi i pajetë i një personi në “Urën e Fajancës”, dyshohet se i përket punonjësit të Shërbimeve Publike

Gjendet trupi i pajetë i një personi në “Urën e Fajancës”, dyshohet se i përket punonjësit të Shërbimeve Publike

Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA