Caleb Payne, aktori i talentuar nga Afrika e Jugut, ka bërë histori në ndarjen e çmimeve të “Akademisë së Artistëve të Rinj” ose sic njihet ndryshe “Oscars për të rinjtë”, në ceremoninë që u mbajt të dielën më 2 tetor. Kështu, 11-vjeçari është aktori i parë afrikano-jugor që fiton një cmim kryesor në 43 vitet që mbahet ceremonia, ndërsa i vetmi artist që kishte triumfuar më parë nga ky shtet në këto cmime ishte Trevor Noah në 2020 për punën e tij si gazetar.
Payne ishte nominuar për rolin e tij në filmin “Good Life” të Netflix, teksa arriti të triumfonte duke mposhtur konkurencën e Tristan Riggs (The Seventh Day) dhe Violet McGraw (Separation).
Në këtë film, Caleb luan rolin e Jet, një emigranti shqiptar, 7-vjeç, në Greqi. Jet përfundon si udhërrëfyes dhe udhëheqës i Olive (luajtur nga Erica Wessels), një vajze 30-vjeçare e cila braktis Afrikën e Jugut dhe kthehet në vendin e origjinës, ku përballet me sjelljen e keqe dhe vështirësitë e të folurit me njerëzit e fshatit të saj grek.
Çmimi i “Akademisë së Artistëve të Rinj”, pra “Oscars për të Rinjtë”, u krijua në 1978 dhe më parë aty kanë triumfuar aktorë si Scarlett Johansson, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Laërence.