IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Lugina e djalit”, filmi i parë horror shqiptar, flet aktori dhe producenti Ergys Keta

by IMA Redaksia
2021/11/11
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
“Lugina e djalit”, filmi i parë horror shqiptar, flet aktori dhe producenti Ergys Keta

Këtë vit, për Halloween u publikua traileri i filmit të parë shqiptar i zhanrit horror, i quajtur “Lugina e Djalit”, që së shpejti do ta kemi edhe në kinematë tona. Aktori dhe producenti, Ergys Keta, ka marrë përsipër të realizojë një produksion të mirëfilltë të një filmi shqiptar, duke i besuar Bujar Asqeriut dhe talenteve të rinj në aktrim.

ADVERTISEMENT

Për të folur më shumë lidhur me të, idenë fillestare, subjektin dhe për të treguar se kur do të shfaqet filmi për të gjithë publikun e gjerë, kanë qenë të ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, producenti Ergys Keta, së bashku me regjisorin Edi Gjerani dhe aktoren Enxhi Haxhiu.

Filmi bën fjalë për të shkuarën dhe për të tashmen që kryqëzohen mes tyre. Dhe kur kjo ndodh, gjëra të këqija do pasojnë. Fabula lidhet me një grup të rinjsh që shkojnë në kamping në një vend larg të përditshmes, ku takohen me një vajzë, që është kontakti me “të keqen e dikurshme”. Gjithçka nis në vitet ’60 dhe vjen deri në ditën e sotme. Shumë prej të rinjve sakrifikohen në kasaphanën që krijohet dhe përtej përpjekjeve të liderit të grupit për t’i shpëtuar, vetëm disa prej tyre mbijetojnë.

Producenti tha se për idenë fillestare ishte ndikuar nga fakti që në vendin tonë nuk kishte asnjë film të mirëfilltë të këtij zhanri.

“Duke parë shumë filma, që nga fëmijëria deri tani, dhe duke parë që në vndin tonë nuk ka asnjë film horror, pse të mos provoja në risi”, tha ai.

“Bashkë me shokun tim po shkruanim diçka, u prezantova me Edin(regjisorin), dhe ai pasqyroi gjithçka, nga fillimi deri në fund, bashkë me skenarin dhe regjinë, ndërsa ideja është e imja nga fillimi në fund”, shtoi Ergys Keta, që krahas rolit të producentit, në film vjen edhe si aktori protagonist.

Kur folën për vështirësitë gjatë xhirimeve, sidomos në një film të këtij zhanri, ata thanë se kanë sakrifikuar shumë dhe terreni ua ka vështirësuar punën.

“Kemi xhiruar edhe në borë, në temperaturën minus 20 gradë, pa zjarr, thjesht kemi xhiruar nga dëshira e madhe pë të bërë diçka, kemi sakrifikuar shumë”, tha producenti, megjithatë tha se ka dalë diçka e bukur për publikun shqiptar. Ai zbuloi se kanë xhiruar në male, në Shqipëri dhe Kosovë, madje në disa prej tyre, vetëm kafshët shkojnë, jo makinat, duke veçuar Qerretin, në Elbasan.

Sa i i përket rolit të tij në film, Ergys Keta tha se i përshtatet jetës së tij të përditshme, përtej skenës së xhirimeve.

“Arte marciale, boks, lidhet me karakterin. Si Ergys jam futur në rol, jo si Toni”, tha ai, referuar emrit të personazhit dhe shtoi se ndryshe nga të tjerët, ka marrë pjesë më parë në filma, dhe për të ishte disi më e thjeshtë.

Madje aktorja, Enxhi Haxhiu, zbuloi një “sekret”, një skenë e Ergysit që qan, kishte bërë edhe pjesën tjetër e kastit të qante, me natyrshmërinë gjatë xhirimeve.

Megjithatë, të tre ata, regjisori Edi Gjerani, producenti Ergys Keta dhe aktorja Enxhi Haxhiu, treguan se kanë patur një frymë bashkëpunimi në grup, që ua ka lehtësuar punën, madje se kanë patur edhe shumë momente gazmore.

Sa i përket impaktit në publik, pas publikimit të trailerit, Ergysi tha se është çuditur nga impakti.

“Më kanë shkruar pa fund njerëz, që e pëlqejnë horrorin, nga 17 deri në 30 vjeç vdesin për horrorin, unë nuk e dija këtë”, tha ai, duke shtuar se as vetë nuk është fans i horrorit, por i dramës, aksionit.

Të gjithë këtë realizim, të këtyre përmasave, dhe një risi në kinematografinë shqiptare, Ergysi e ka marrë përsipër ta realizojë vetëm, duke e financuar të gjithin vetë ai.

ADVERTISEMENT

Por kur do ta shohim në kinema? Ata treguan se dëshirojnë të finalizohet puna para fundvitit, megjithatë siç thanë, një punë e këtij niveli kërkon shumë kohë.

Ndaj jemi të sigurtë, se “Lugina e djalit” nuk e presin vetëm ata që janë adhurues të filmave horror, pasi të gjithë jemi kuriozë të shohim të parin produksion të këtj zhanri në vendin tonë.

Source: News-31
Tags: Ergys KetaFilm ShqiptarHorrorLugina e djalit
Previous Post

“Është gabimi im se nuk të kam dhënë mundësi!” Sarah dhe DJ PM flasin për marrëdhënien e tyre

Next Post

Ana e ‘The Voice Kids’, kontratë me menaxherin e Lady Gaga!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Ana e ‘The Voice Kids’, kontratë me menaxherin e Lady Gaga!

Ana e ‘The Voice Kids’, kontratë me menaxherin e Lady Gaga!

Nuk u pranua në Festivalin e Këngës në RTSH, kjo është kënga “Qëndro” e Mentor Hazirit!

Nuk u pranua në Festivalin e Këngës në RTSH, kjo është kënga “Qëndro” e Mentor Hazirit!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA