Lule të Vetmuara/ Songyl vendos të takohet me të atin, ja ç’do ndodhë nesër

Songyl merr një letër nga i ati i cili ndodhet në burg. Toprak ia mban të fshehtë Ferides vendndodhjen e Ejlylit. Songyl ndjen urrejtje ndaj babait të saj dhe nuk dëshiron ta lexojë letrën e tij.

Vajzat e kritikojnë Kaderin për faktin që vazhdon t’i shkojë pas të ëmës edhe pse ajo nuk e do. Kemal kërkon Ejlylin në shtëpinë e Nazanit.
Kjo e fundit gjithashtu është në kërkim të Serkanit. Ejlyl dhe Serkan për herë të parë janë të lumtur së bashku në shtëpinë e tyre. Mesude dhe Kemal kallëzojnë në polici zhdukjen e Ejlylit.
Songyl, Kader, Xhemre dhe Meral i shmangen Ferides që ajo të mos i pyesë për Ejlylin. Neriman i tregon Ferides se Ejlyli ia ka mbathur.
Nazan pyet vajzat e jetimores për vendndodhjen e Serkanit por ato nuk i tregojnë. Nëna e Gokhanit sëmuret. Songyl vendos ta lexojë letrën e të atit. Ai i kërkon falje dhe dëshiron ta takojë Songylin.
Songyl vendos të takojë të atin dhe të flasë me të. Meral i tregon Ferides vendndodhjen e Ejlylit dhe Serkanit. Nazan i ndjek nga pas fshehurazi./revistawho.com