Gjatë komunikimit të masave të reja anti-covid, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur edhe për mbërritjen e dozave të radhës të vaksinave.
Manastirliu deklaroi se më 15 shkurt do të mbërrijnë në Shqipëri nga kompania Pfizer vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë.
Sipas llogaritjeve ku sipas procedurës, një person duhet të marrë dy doza brenda një afati të paktën 2-javor, në vendin tonë do të pritet të paktën 1 milion e 600 mijë doza.
“Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontraktimit qoftë me Pfizer, qoftë me Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptare, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit. Vaksiant e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë në 15 Shkurt” -tha Manastirliu.








