IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Masiela, shqiptaro-amerikania që nuk njeh Bleonën

by Niko Lako
2014/12/13
in Kinema
Reading Time: 8 mins read
A A
Masiela, shqiptaro-amerikania që nuk njeh Bleonën

“Është vendi im i lindjes, unë e ndiej në ajër lidhjen që kam me këtë tokë”, na thotë Masiela Lusha me sytë që i shkëlqejnë. Kemi përballë një aktore shqiptare, e cila është shumë e njohur në Amerikë. Ka tri ditë që ndodhet në Tiranë dhe është entuziaste për mikpritjen që ka gjetur në këtë vend. Kemi lexuar dhe dëgjuar të flitet për të në mediat e huaja, por sot për herë të parë po realizojmë një bisedë me të. Që pas largimit nga Shqipëria në moshën 5-vjeçare, ajo ka ardhur vetëm një herë në vendlindjen e saj në vitin 2008, kur ka xhiruar filmin “Koha e kometës”, në të cilin Masiela është protagoniste kryesore. Ka qëndruar vetëm 45 minuta dhe kaq. Pas 25 vitesh mungesë në Tiranë, Masiela Lusha është rikthyer. I kujtohet nëpër mjegull ky qytet, më shumë nga ato çka i ka rrëfyer e ëma, por asaj i duket sikur e njeh mirë. ”Oh e dini çfarë”, na thotë me nxitim “mbaj mend vetëm kur mblidhja manaferra. Dhe më kujtohet treni. Më kujtohet uturima e trenit. Dhe më kujtohet që ndihesha e vetme kur u larguam nga Shqipëria. Madje kur dëgjoj zhurmën e trenave në mbrëmje më kujtohet Shqipëria”. Është ndoshta e vetmja jehonë që i ka mbetur nga vendlindja. Por kur mëson se ai tren nuk është më, mbyll sytë me trishtim… Këto ditë ndihet e lumtur. “Kam takuar për herë të parë kushërinjtë dhe ndihem shumë mirë. Nuk kam ardhur sepse ngarkesa në punë më ka bërë të largohem. Vetëm vitin e kaluar kam pasur katër filma dhe kjo punë më çon në Kinë, në Argjentinë e në vende të tjera, ndaj një konferencë më solli këtu dhe ndihem shumë mirë”, tregon me një pamje si e kapur në faj.

ADVERTISEMENT

Shqipja dhe e folura e saj është shumë e bukur teksa e dëgjon. Fjalët, të shoqëruara me një dozë naiviteti, të bëjnë shpesh të qeshësh. Kur e pyesim se si ka arritur ta ruajë gjuhën, Masiela shprehet: “Mami më ka thënë gjithmonë “mos e harro shqipen, është gjuha e nënës tënde”. Jam munduar, edhe pse nuk kam miq shqiptarë atje në mënyrë që ta flas, por jam munduar. Kuptoj Masiela-Lusha-masiela-lusha-34623882-1000-1936shumë mirë, por e kam pak të vështirë të shprehem. Nuk dua ta harroj sepse është vendi im, është një pjesë e jetës sime”. Ndërsa tregon për jetën e saj, 30-vjeçarja e përmend shpesh të ëmën dhe kërkon që, për nga shpirti i sakrificës, t’i ngjajë asaj. “Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për mua, çdo gjë. Nëse do të bëhem një nënë si ajo, do të isha shumë e lumtur. Nënat shqiptare janë shumë të mira. A do të mundem unë një ditë të jem si mami im? Kaq, vetëm kaq dua. Unë jam kjo që jam pikërisht prej saj. Influenca e nënës ka ndikuar në karrierën time si aktore, si shkrimtare. Zëri i saj më ka frymëzuar. Nga fëmijëria dhe gjatë rritjes time, ne kemi qenë të pandara. Në çdo vend të botës, ne të dyja kemi qenë kudo së bashku. Nëna ime është mikja ime më e mirë”.

E ku ta dinte një vajzë 6 apo 7-vjeçare se një ditë do të ishte kjo që është sot. Në fëmijëri, aktrimi për Masielën nuk ka qenë synimi fillestar, por talenti dhe rastësia të çojnë ndonjëherë në të tjera rrjedha. “Kur isha 7-8 apo 9 vjeçare nuk e dija se çfarë ishte aktrimi. Nuk i kuptoja kamerat apo vetë makinerinë pas kësaj industrie. Ishte një agjent, i cili erdhi në Detroit të shtetit Michigan, në kërkim të talenteve të rinj. Mamaja ime mendoi se ishte një ide e mirë për të provuar shanset në këtë industri. Mes qindra konkurruesve, ai zgjodhi tre vetë, që i ftoi në qytetin Los Angeles-it dhe unë isha mes tyre. Kjo ishte eksperienca ime e parë dhe nuk ishte zgjedhja ime e parë në jetë, por jam shumë e lumtur që e ndoqa dhe në të vërtetë ndryshoi kursin e jetës time”. Pas çdo pyetjeje, ajo përdor fjalën “jam shumë e lumtur” dhe në fakt këtë gjendje ta reflekton edhe në qetësinë dhe sigurinë që ka, apo edhe në thjeshtësinë që tregon.

Masiela-Lusha-masiela-lusha-34624277-662-960Ju Masiela keni ikur fëmijë nga Shqipëria, ka lënë gjurmë eksperienca juaj jetësore në karrierën tuaj? Pas kësaj pyetjeje, biondja simpatike kërkon të kuptojë më mirë fjalën “jetësore”: “Më falni, çfarë është fjala jetësore”,shprehet Masiela duke qeshur. Pas shpjegimit, marrim një përgjigje të shkoqur. “Jam larguar nga Shqipëria në moshën 5-vjeçare dhe jam vendosur në Budapest, më pas në Vjenë dhe përfundimisht takimi me Amerikën në Michigan për herë të parë në jetën time si dhe mësimi i anglishtes si gjuha ime e katërt, ka ndikuar shumë tek unë. Unë shkruaj ndryshe dhe ndihem se kam një stil ndryshe të të shkruarit, i cili nuk matet me të shkruarit tradicional amerikan. Po ashtu, jeta në disa pjesë të ndryshme të botës ka bërë që të jem e hapur për botën dhe kultura të ndryshme që ofron bota. Lidhur me aktrimin, mendoj se mund ta portretizoj ashtu siç duhet vajzën shqiptare”.

Na bën shumë përshtypje koha prej 45 minutash e qëndrimit në Tiranë, përpara 6 viteve për gjatë xhirimeve të filmit “Koha e kometës”. Si ka qenë si eksperiencë? “Po, është e vërtetë, kam ardhur vetëm për 45 minuta. Kam qëndruar në sheshin “Skënderbej”, se aty ishte skena e xhirimit. Dhe që herën e parë që erdha, e ndjeva në ajër që isha në shtëpinë time. “Koha e kometës” ishte një eksperiencë aktoriale shumë e mirë dhe e vlefshme për mua, sepse filmi tregon një histori shqiptare, dhe unë jam ndier shumë mirë në të”.

Shqiptarja jonë jeton në Los Angeles dhe është e martuar. Jemi kuriozë të mësojmë se si shkon martesa e saj. “Po shkon shumë mirë. Kam një vit e martuar (“jo beb”, na thotë pa pyetur fare, sikur ta ketë përndjekur ajo kërkesa që bëhet nga anët tona sapo martohesh: hë tani, na bëj një çun). Kur vendosa ta hidhja këtë hap më thanë: s’ka gjë, asgjë nuk do të ndryshojë në jetën tënde, gjithçka do të jetë si më parë. Sa u martova, brenda 24 orëve e kuptova që kishte ndryshuar gjithçka. Më kishin gënjyer (qesh). Megjithatë, ndryshimi ishte për mirë. Unë u bëra një grua e mirë për bashkëshortin, i gatuaj herë pas here, pastiçiot na pëlqejnë shumë të dyve”.

Masiela-Lusha-masiela-lusha-34624239-1023-683Dhe një pyetje e rrufeshme i vjen në ato momente. Po për Bleona Qerretin, keni dëgjuar ndonjëherë?“Aa, joo, kush është kjo? Është aktore? Më falni, nuk e di, nuk e kam parë”. I kërkojmë të mos ndihet në faj për këtë gjë dhe i shpjegojmë që është e famshme në Amerikë, por ajo nuk na e konfirmon këtë dhe shton se “Unë njoh Xhim Belushin, ai është shumë i respektuar në Amerikë. Madje nuk kursen duke e përsëritur tri herë, “është një good man” (Njeri i mirë). Njoh edhe Tony Dovolanin, ka marrë pjesë në Dancing With the Stars, në Amerikë, është shumë i zoti”. Nejse, Masiela nuk e njihte Bleonën…

Projektet e fundit që ka në dorë janë dy filma që pret të fillojnë xhirimet vitin që vjen dhe dy libra. Një me poezi dhe një tjetër për traditën e besës shqiptare. Ajo do që Amerika të mësojë më shumë për këtë kulturë të rrallë tonën.

3

Kërkojmë të mësojmë se si arrin t’i bëjë të gjitha këto. Përgjigjen e ka në majë të gjuhës. “Nëse e do diçka shumë dhe nëse ke pasion për të bërë atë që do, e gjen kohën. Ti fle më pak sepse e do shumë punën”.Në fund, një pyetje për lekët. Jeni e pasur ju? “Unë jam e lumtur, jam e martuar, jam e kënaqur. Me të gjithë këto gjëra në shpirt, jam e pasur”. Masiela na bëri të largohemi me buzëqeshje nga intervista. Nuk e dimë nëse ishte aftësia e saj aktoriale, apo jo, por pas kësaj bisede gjen shumë pyetje që mund t’i bësh vetes…

 

Masiela-Lusha-masiela-lusha-34624268-960-639Kush është?

Masiela, nxënësja e Sandra Bullock për gjashtë vjet”.

Ajo është aktore, shkrimtare, producente dhe humaniste. Masiela Lusha është një ndër shqiptaret më të famshme dhe më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë e talentuara Masiela Lusha fitoi famë në serialin televiziv “George Lopez” dhe, qysh në moshë të vogël, ajo u shqua për talentin e saj. Revista “Teen Magazine” do ta cilësonte atë si ndër pesë të rinjtë, që do të kishte shansin e suksesit. Në fushën e letërsisë, Masiela u cilësua si shkrimtarja më e re në botë (12-vjeçare), që publikon një libër në dy gjuhë. Disa vite më parë, ajo themeloi Fondacionin “Fëmijët e botës”, ndërsa aktualisht është Ambasadore Ndërkombëtare për të Rinjtë. Kjo është edhe arsyeja që gjendet në Shqipëri. Që nga e hëna, në Tiranë, është duke u mbajtur Asambleja e Përgjithshme Botërore e Rinisë (sot është dita e fundit). Ediola Pashollari, është sekretare e përgjithshme e Asamblesë, dhe është e para femër në këtë post. Dhe ka qenë pikërisht Ediola që e ka ftuar Masielën të jetë pjesë e këtij organizimi, ku Lusha është ambasadore dhe në lidhje me këtë shprehet: “Jam shumë e kënaqur me këtë mision sepse bashkon të gjithë sipërmarrësit e rinj nga mbarë bota. Të rinj nga e mbarë bota gjejnë zërin e tyre në këtë organizatë që ofron udhëheqje, trajnim, financime dhe lidhje. Ishte kënaqësi takimi me ekipin e kësaj organizate. Kjo organizatë bashkon ide dhe zëra të ndryshëm. Pikërisht kjo më ka frymëzuar mua”.

1Lusha filloi të bëhej e famshme, kur luajti në televizionin amerikan si një vajzë shumë e pasionuar dhe e pabindur, Carmen Lopez. Për vite me radhë, kjo shfaqje u shpërnda nëpër televizionet botërore, si një program shumë i pëlqyer. Gjatë pesë viteve, Lusha xhiroi mbi 100 episode, të cilat e bënë në njëfarë mënyreveterane të televizionit, që në moshën 20-vjeçare. Në të njëjtën kohë, ajo vazhdoi të xhironte filma të ndryshëm. Ajo është vlerësuar dy herë rresht me çmimin më të lartë për moshën e saj, “Artistja e re më e mirë”. Përgjatë karrierës, fotografitë dhe emri i saj janë vendosur në një numër të konsiderueshëm të revistave amerikane dhe botërore, si “e veshura më e bukur”. Një tjetër aspekt i suksesshëm i saj janë librat. Përveç shumë çmimeve, ajo ka tërhequr vëmendjen e ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, i cili i ka shkruar personalisht dhe i dërguar urimet e tij të përzemërta, duke e inkurajuar që të vazhdojë krijimtarinë e saj për të qëndruar si një shembull i mirë, jo vetëm për Amerikën dhe Shqipërinë, po për gjithë botën mbarë. Përveç krijimtarisë së saj, ajo ka përkthyer në anglisht edhe shumë poezi e thënie të Nënë Terezës. Ndërsa gjatë bisedës më të, mësojmë një detaje interesant. Masiela ka punuar për gjashtë vjet me Sandra Bullock, si producente e një seriali ku Masiela aktronte, ka bashkëpunuar me George Clooney, Charlie Sheen, Jenier Aniston, me Clint Easwood etj.

4

 

ADVERTISEMENT

Marre nga Gazeta Dita

 

Tags: Masiela Lusha
Previous Post

Stafi i “Fiks Fare” të ftuarit special në panairin e verës në Pogradec

Next Post

Anna Oxa dhe Pippo Baudo të ftuar special në finalen e “Kënga Magjike 2014”

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Anna Oxa dhe Pippo Baudo të ftuar special në finalen e “Kënga Magjike 2014”

Anna Oxa dhe Pippo Baudo të ftuar special në finalen e “Kënga Magjike 2014”

Filmat vizatimorë me të cilët u rritëm…

Filmat vizatimorë me të cilët u rritëm...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA