Çerdhja numër ‘16’ në ish-Bllok raportohet se është mbyllur ditën e sotme. Boldnews.al, ka mësuar, se pas marrjes së tamponëve, një pjesë e stafit të çerdhes, ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.
Ende nuk dihet numri i saktë i të prekurve, por raportohet se prindërve të fëmijëve, iu është kërkuar që për 14 ditët e ardhshme të mos i çojnë më fëmijët në çerdhe. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për rastin në fjalë.
Kujtojmë se kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri u hapën më darë 1 qershor. Vendimin zyrtar e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një njoftim për mediat.








