Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit në KZAZ 46 në Cërrik. Nga të dhënat e raportuara, PS kryeson me 8629 vota, pasuar nga PD me 4322 vota, e LSI me 1224.
Në krahasim me vitin 2017-n, PS ka marrë rreth 3200 vota më shumë.
Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.