Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit fotografinë e një pacienti të prekur me Covid-19, duke demostruar në këtë formë rrezikshmërinë e madhe që paraqitet nga infeksioni.
Manastirliu, e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sot, ku shifrat nuk kanë të ndalur, ka kërkuar nga rinia që të mendojë për të nesërmen.
Teksa ripërsërit mesazhin që vlen më shumë se kurrë në këtë kohë, ajo thotë se virusi mposhtet nga sjellja e gjithësecilit prej nesh. Kjo duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake.
Statusi








