IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Merr jetë A2, kanali simotër i CNN nis rekurtimin e stafit

by Rezalt Justin Kasaj
2018/04/25
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Merr jetë A2, kanali simotër i CNN nis rekurtimin e stafit

Ashtu si ju informuam disa ditë më parë, A2 kanali televiziv “all-news” në partneritet me CNN, do të nisi shumë shpejt transmetimet duke marrë frekuencën e kanalit Elrodi TV.

ADVERTISEMENT

Përmes një deklarate për shtyp A2, kanali televiziv i lajmeve në partneritet ekskluziv me CNN, ka nisur zyrtarisht procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri. Aktualisht, A2 po kërkon të punësojë profesionistë për një sërë rolesh, si gazetarë dhe redaktorë, kameramanë, montazhierë, producentë si dhe profesionistë të tjerë të medias për pozita teknike dhe administrative.

Të gjithë kandidatët janë të ftuar të regjistrohen përmes platformës online të rekrutimit (www.a2news.com/karriera). Drejtimi i A2 ka shpjeguar që po kërkon njëkohësisht profesionistë me përvojë si dhe të rinj të talentuar, me integritet, që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre.

A2, i cili është kanali informativ në partneritet ekskluziv me CNN në Shqipëri, parashikohet të nisë transmetimin brenda vitit 2018, dhe aktualisht është në procesin e prokurimit dhe implementimit të teknologjive të fjalës së fundit, të cilat do të vendosen në studiot dhe zyrat ekzistuese pranë ABA Business Center, në Tiranë.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet CNN dhe A2 pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar të medias, sipas Roland Nikolaou, i cili është Drejtor i CNN International Commercial për Partneritet për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

 

Nikolaou shpjegoi strategjinë e CNN për të ndërtuar një rrjet global filialesh, duke zgjeruar përmbajtjen e tij dhe standardet gazetarisë së pavarur në të gjithë botën. “Vendosëm të ndërtojmë partneritet me Gener 2 për materializimin e televizionit të lajmeve A2, i cili do të jetë partneri ynë ekskluziv në Shqipëri”, tha ai gjatë një takimi të fundit në Tiranë.

Nikolaou vuri në dukje që CNN do ta mbështesë A2 në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit dhe fuqizimin e prodhimit të lajmeve sipas praktikave dhe standardeve të CNN. Një program trajnimesh me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, do të zbatohet për stafin shqiptar përgjatë vitit 2018, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Televizioni A2 do të prodhojë lajme lokale për audiencat shqipfolëse duke bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajmet më të rëndësishme lokale për CNN International.

ADVERTISEMENT

Themelimi i televizionit A2, si partneritet ekskluziv ndërmjet Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018. Zyrat dhe studiot e tij qendrore do të jenë në Tiranë, me qendra lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet e rajonit.

 

Tags: A2A2 NEWS TVCNNCNN AlbaniaGENER 2
Previous Post

Jonida Shehu ka një shtëpi të re televizive dhe është pikërisht ajo që dyshonit

Next Post

Tashmë adoleshentët nuk mund të përdorin më Whatsapp

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Tashmë adoleshentët nuk mund të përdorin më Whatsapp

Tashmë adoleshentët nuk mund të përdorin më Whatsapp

Transmetuesit fillojnë të zhvendosin licencat nga Britania e Madhe

Transmetuesit fillojnë të zhvendosin licencat nga Britania e Madhe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA