IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mevlan Shanaj rikthehet me dokumentarin ‘Rrugët’

by IMA Redaksia
2016/01/23
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Mevlan Shanaj rikthehet me dokumentarin ‘Rrugët’

Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, është rikthyer në kinema me filmin dokumetar “Rrugët”, një projekt që ai e ka nisur 18 vite më parë gjate vitit të trazuar 1997. Tashmë, dokumentari vjen i ridimensionuar me Tiranën e vitit 2015 dhe është shfaqur për herë të parë për publikun gjatë së mërkurës në kinema “Millennium”.

ADVERTISEMENT

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Shanaj ka shpjeguar se dokumentari me kohëzgjatje një orë, është perceptuar në dy pjesë. Pjesa e parë vendoset në vitin 1997 në 100 metrat para shtëpisë së tij, që sipas tij, janë metrat e limituara të njeriut. Ndërsa pjesa e dytë vjen në 2015-ën, që ai e quan një kthim spontan në veprën që e sheh si skenarist dhe regjisor. Në të bëhet fjalë për kilometrat e tij, për një periudhë tjetër dhe ndryshimin që ka pësuar jo vetëm ai por dhe çdo gjë rreth tij.

“Duket sikur është një monolog i gjatë, një perceptim, që është parë nga autori, i cili jo vetëm është prezent, por është edhe organizuesi i këtij materiali. Por unë mendoj se nuk do të kishte vlerë dhe se nuk do të ishte aq interesant, nëse unë nuk do të kisha perceptuar një dokumentar, sipas ndjesive të mia,” ka thënë ai në intervistë. Rrëfimi nis që nga adoleshencën e Shanaj në Patos dhe bashkohet me periudhën e tanishme, ku ai si dëshmitar i ndryshimeve, zbulon perceptime nëpërmjet zërit të tij të brendshëm mbi të vërteta dhe plagë që siç thotë ai vetë, i shohim çdo ditë në rrugët tona.
Në premierë ishin ftuar miq, kineastë dhe studentë të regjisorit, të cilët u shprehën entuziastë pas përfundimit të shfaqjes për këtë vepër të veçantë e cila sipas autorit Shanaj, është realizuar me buxhet zero, falë ndihmës së kolegëve.

ADVERTISEMENT

Prof. Përparim Kabo, pas shfaqjes së dokumentarit u shpreh:
“Sonte në Kinema Milenium kineasti Mevlan Shanaj, aktor, regjisor, pedagog dhe njeri, na befasoi me një film që në gjini mund të quhet dokumentar por në konceptim dhe në kompozimKinema & TV ishte diçka krejt ndryshe, një rrëfim antropologjik me gjuhën e imazhit. Titullohej “Rrugët”. Titull shumë simbolik sepse që nga koha e Budizmit jeta dhe historia quhej udha, ose rruga. Dhe në 60 minuta përmes rrëfenjës me zërin e tij, Mevlan Shanaj rrugëve të Tiranës tregoi për veten, për shoqërinë, për historinë, të vjetër dhe të re, për miqtë, për politikanët, për njeriun e zakonshëm, për objektet, për godinat, për ëndrrat, për iluzionet, për diziluzionet, për përmbysjet, për ripërmbysjet, për dritën, për zhgënjimet, për lodhjen dhe artin…
Ai ecte rrugëve i vetëm dhe me mendimin e tij, me meditimet, me bisedat, me digresionet që herë e shpinin pas në ngjarje herë në veprime, herë në punën dhe krijimtarinë dhe në të gjitha rastet Ai dialogonte mendimin si kujtim me imazhin, me gjurmët arkivale, me kujtesën e fiksuar në pelikul. Filmi kishte filluar në vitin 1996-1997 dhe pas 18 viteve ai i rikthehet rrugëve dhe gjen çfarë ka ndryshuar dhe çfarë jo, ku kishim ecur dhe ku jo, cilat ishin hapat para dhe cilët si matje duke shkuar nga e shkuara. Në ato rrugë ecte njeriu, historia, kujtesa, qyteti dhe gjithçka tjetër që mund të quhet me një fjalë identiteti ynë, sepse në rrugët e një qyteti çfardo ecën qyteti, ndërsa në kryeqytetin e një vendi ecen atdheu me fatin e tij cilido qoftë ai.Të dekumentosh historinë dhe rrugëtimin e saj përmes rrugëve do të thotë që të jesh me udhëtimin e popullit dhe kombit tënd, ndryshe rruga jote mund të ishte një ecje nën frikën se mos të të shohin. Mevlan Shanaj ecën rrugëve të atdheut dhe historisë së tij. Faleminderit Mevlan Shanaj.”

Në galeri do të gjeni në ekskluzive për Anabel, disa nga pamjet e dokumentarit, ndërsa më poshtë do të gjeni Trailer-in e dokumentarit:

Marre nga Anabel

Previous Post

Sot në “Duaje Jetën” – 21 Janar 2016

Next Post

Sot në “Bidai” – 22 Janar 2016

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Sot në “Bidai” – 22 Janar 2016

Sot në "Bidai" - 22 Janar 2016

Sot në “Duaje Jetën” – 22 Janar 2016

Sot në "Duaje Jetën" - 22 Janar 2016

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA