Ministria e Jashtme ka bërë me dije kushtet e reja që duhet të plotësojnë qytetarët që do të shkojnë në Kosovë. Nga sot, të gjithë personat duhet të paraqesin:
-Çertifikatën e vaksinimit të plotë ;
-Dëshminë që kanë kaluar Covid-19:
-test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave
-serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para
-Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;
-Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Ndërsa për shtetasit e Kosovës dhe për personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
Nga këto rregullat përjashtohen personat që hyjnë në Kosovë dhe largohen brenda tre orësh, shoferët e mjeteve të transportit, personat që kanë dalë jashtë territorit në 12 orët e fundit, qytetarët e huaj që kalojnë tranzit, diplomatët e huaj dhe personat nën moshën 16-vjeç.








