Merr fund shqetësimi i shoqatave e biznesit mbi bllokimin e llogarive bankare. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron Udhëzimin 44 datë 09.11.2020 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Pas letrës të shoqatave të biznesit ndaj udhëzimit të procedurave tatimore, ku ligji parashikon cenimin e llogarive personale të ortakeve dhe administratorit, lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare.