IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mjeku Pipero: Maska të bëhet e detyrueshme dhe në ambiente të hapura

by IMA Redaksia
2020/08/12
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Mjeku Pipero: Maska të bëhet e detyrueshme dhe në ambiente të hapura

Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar sot në një lidhje me skype në Fax News, ku ka folur mbi shifrat shqetësuese të rasteve me Covid në vendin tonë, si dhe pacientët e shtruar në spitale. Sipas Piperos ka një lloj shkujdesjeje nga ana e qytetarëve në raport me virusin, ndërkohë që mjekët janë duke u përballur me një situatë mbinjerëzore.

ADVERTISEMENT

“Informacioni që u jepet qytetarëve duhet të jetë zyrtar, është detyrim ligjor komunikimi me gazetarët. Natyrisht që shifrat janë shqetësuese, në rritje të qendrueshme, çka tregon se jo vetëm kemi ekspozim të shtuar, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Ndërkohë që është situata brenda spitaleve, ku mjekët kanë një përballje mbi njerëzore”, u shpreh Pipero.

LEXO EDHE:
Mbi 147 mln euro militantëve/ PD: Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur nga Rama
Sa i takon muajve të dimrit, Pipero tha se padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Sipas Piperos do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Ndërkohë që i pyetur nga ana e gazetares Denisa Ruzi, lidhur me mjekimet që mund të përdorin në shtëpi, pacientët e prekur me Covid, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve.

Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund tiu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët.

ADVERTISEMENT

“Maska, distanca dhe higjena, janë tre masa të rëndësishme, që mbrojnë secilin nga ne, dhe më pas të gjithë ne. E vetmja këshillë që kam për qytetarët, është kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes, nuk duhet të përdorin medikamente pa këshillën e mjekut, kemi parë skema mjekimi që qarkullojnë, që është shumë e gabuar, pasi asnjë rast nuk mund ti ngjajë tjetrit.

Shumica e rasteve që qendrojnë në shtëpi nuk kanë nevojë për medikamente të veçanta, në çdo rast tjetër duhet të konsultohen me mjekët e familjes. Kemi me dhjetra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që edhe pse nuk na njohin na kontaktojnë.

Nëse nuk vazhdon temperatura mbi 38 gradë për më shumë se tre ditë nuk ka nevojë të përdorin as paracetamolin apo brufenin. Në rast se ajo shoqërohet me kollë apo dhimbje kockash, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekët e familjes. Mjeku i familjes është i trajnuar, dhe duhet medoemos që të luajë rol kryesor në pikën fillestare.

Pa këshillën e mjekut të familjes nuk duhet të hedhim asnjë hap, nëse ata nuk na përgjigjen, duhet ti drejtohemi 127-tës, qytetarët nuk duhet të vrapojnë drejt farmacisë për të marrë medikamente. Duhet të pinë sa më shumë ujë, që të mbajnë në kontroll temperaturën e lartë të tyre.

Askush nga ne nuk është imun ndaj këtij virusi, shifrat e infektimeve te të rinjtë janë shumë të larta, veçanërisht në moshën mes 20-35 vjeç, ana e mirë është se ata rrallë sëmuren, por kjo nuk do të thotë që nuk e çojnë virusin në shtëpitë e tyre. Shijojini pushimet duke pasur kujdes, do të këshilloja natyrën dhe mjedisin jashtë, duhet medoemos që të kuptojnë se virusi qarkullon dhe na dëmton të gjithëve”, tha më tej Pipero.

Source: syri.net
Tags: COVID 19koronavirusmaskapipero
Previous Post

Seksi dhe koronavirusi: Këshilla si të kryeni marrëdhënie me partnerin në mënyrë të sigurt

Next Post

Çfarë po përgatit kësaj here Dafina Zeqiri? Këngëtarja fshin çdo postim për të publikuar këtë foto

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Çfarë po përgatit kësaj here Dafina Zeqiri? Këngëtarja fshin çdo postim për të publikuar këtë foto

Çfarë po përgatit kësaj here Dafina Zeqiri? Këngëtarja fshin çdo postim për të publikuar këtë foto

I vjedhin faqen në ‘Facebook’, Aurela Gaçe njofton ndjekësit e saj me këto fjalë!

I vjedhin faqen në ‘Facebook’, Aurela Gaçe njofton ndjekësit e saj me këto fjalë!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA