Një tufë me efektivë policie janë filmuar teksa vrapojnë për të kapur një protestues. Siç shihet edhe në pamje, efektivët, vrapojnë krah lumit Lana për të kapur një person, që me siguris u ka shpëtuar nga duart më herët.
Ata vrapojnë e kapin dhe e shtrijnë në tokë, ndërsa qytetarët rreth tyre kërkojnë që ta lëshojnë dhe mos ta rrahin.
“Mos e rrih more….mos e rrih….bravo mor të ***** motrën,”- thonë qytetarët në sfond, por efektivët nuk e lëshojnë personin nga duart.








