Disney ka deklaruar se Motrat e famshme të filmit “Sister Act” do të rikthehen me një film të tretë. Protagoniste do të jetë edhe aktorja Whoopi Goldberg, e cila do të luajë rolin e Deloris Van Cartier, pothuajse 3 dekada që nga filmi i parë.
Goldberg do të rikthehet si Deloris Van Cartier, një këngëtare e detyruar të bëhet pjesë e motrave.
Filmi i parë i Motrave, i publikuar në vitin 1992 theu rekord asokohe. Po ashtu edhe filmi i dytë i publikuar një vit më pas.
Në një deklaratë së fundmi aktorja Goldberg tha se po përgatiten për të bërë bashkë stafin sepse njerëzit vërtet duan një rikthim të Motrave.