Kanë kaluar 13 vjet nga kur filmi i prodhuar nga Tom Hanks me regji të Joel Zwick dhe interpretuar nga Nia Vardalos dhe John Corbett befasoi box office-in e mbarë botës. Me nje kosto produksioni modeste prej 5 milion dollarë, Martesa ime e shëndoshë greke, arkëtoi 241 milion në USA dhe 386 në të gjithë botën.
Nia Vardalos, John Corbett, pjesa më e madhe e cast-it origjinal dhe hyrje të reja po përgatiten për t’u rikthyer në ekranin e madh në pranverën e 2016 me Martesa ime e shëndoshë greke 2.